12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pronari i “AgroKosova”: Ata që na dëbuan e dinë mirë se brenda kanë verë me pi e të mira tjera materiale

Rekomandime

Pronari i “AgroKosova Holding”, Aziz Tafaj dhe avokatët e kësaj ndërmarrjeje janë larguar nga objekti pasi që Agjencia Kosovare e Privatizimit ka konfirmuar se e ka marrë në administrim ndërmarrjen e re “Agrokosova Holding”, apo ish-ndërmarrjen “NBI Suhareka”.

Biznesmeni Tafaj ka thënë se se Policia nuk ka pasur vendim të Gjykatës me anë të të cilit autorizohet dëbimi i tyre nga zyret e Agro Kosovës.

- Advertisement -

Tafaj ka thënë se punëtorët janë dëbuar dhunshëm nga kjo ndërmarrje. Ai para mediave ka paralajmëruar se do të shfrytëzojnë rrugët ligjore për të kundërshtuar këtë vendim.

Tafaj ndër të tjera ka thënë se brenda kanë mbetur gjëra personale e të mira materiale, duke përmendur këtu edhe verën.

“Konfrontim fizik nuk ka pasë. Ne kemi kërku nga policia të na jepë autorizimin në bazë të të cilit autorizohen të na dëbojnë me dhunë dhe ta lirojmë objektin. Policia e Kosovës nuk ka qenë në gjendje ta bëjë këtë. Pronari u dëbu, punëtorët dhe avokatët që e përfaqësojnë këtë ndërmarrje.

- Advertisement -

Punëtorët janë dëbuar dhunshëm. E dinë shumë mirë që kanë verë me pi e edhe ushqim. diçka që është bë me njersë ata munden shumë lehtë me shfrytëzu për interesat e veta.

Ka gjëra personale aty, ka të mira materiale. Secili veprim është vepër penale në veti. Na nuk kemi fuqi me ndryshu përveç rrugëve ligjore”, u shpreh ai.

- Advertisement -

“Agro Kosova-Holding” është prodhuese e verës së njohur “Theranda”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit