13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Pronari i gazsjellësit “Nord Stream 2” në prag të falimentimit

Rekomandime

Kompania zvicerane që ka ndërtuar gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2” nga Rusia në Gjermani është duke e shqyrtuar falimentimin sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters.

ShBA-ja ka sanksionuar gazsjellës rus ‘Nord Stream 2’ javën e kaluar pasi Rusia njohu pavarësinë e dy rajoneve në lindje të Ukrainës para se të fillojë agresionin e saj në Ukrainë. Gjermania menjëherë pas invazionit rus në Ukrainë ka ndërprerë marrëdhëniet me gazpromin rus dhe gazsjellësin Nord Stream 2.

- Advertisement -

‘Nord Stream 2 AG’ e cila është e regjistruar në Zvicër dhe në pronësi të gjigantit rus të gazit që kontrollohet nga shtetit rus, Gazprom, vitin e kaluar ka kompletuar projektin 11 miliardësh i cili ishte dizajnuar për të dyfishuar kapacitetin e sjelljes së gazit natyror nga Rusia në Gjermani.

Reuters duke u thirrur në dy burime të saj, shkruan se ‘Nord Stream 2 AG’ ka punuar me një këshilltar financiar për pastrimin e disa prej detyrimeve të tij dhe mund të fillojë zyrtarisht procedurat e falimentimit në një gjykatë zvicerane këtë javë.

Nord Stream 2 AG s’është përgjigjur në pyetjet e Reuters, e as Gazpromi rus për të komentuar rreth kësaj çështje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit