1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pronari i lokalit zbulon se Kurti s’ia ka dorën bilardos: Iu deshën 10 gjuajtje për ta futur 14-shin

Rekomandime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën Arben Vitia dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama u ftuan që të garojnë në një lojë në bilardo.

Ftesën ua bëri pronari i “Shooters” ku ditë më parë kryeministri Albin Kurti bashkë me Arben Vitinë kanë realizuar një xhirim fushate.

- Advertisement -

Bersant Gashi tregoi se Albin Kurtit iu deshën goxha gjuajtje për ta qëlluar topin që mban numrin e datës së zgjedhjeve. Sipas tij deri në 10 gjuajtje janë bërë deri në realizimin e asaj që është publikuar.

Gashi, që thotë se topi me numrin 14 ishte kërkesë specifike, tregon se Kurti nuk ishte edhe aq i mirë në këtë fushë ndryshe nga Vitia që ky thotë se ia lëshoi lojën shefit.

Video e plotë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit