-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Propagandat serbe në Amerikë/ Vjen lajmi i ‘keq’ për Vuçiqin: Kurrë nuk do përfitoni nga administrata e Bidenit!

Rekomandime

Lobi serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është aktivizuar sërish. Serbia me çdo kusht do që të afrohet me administratën amerikane të Joe Biden dhe të përmirësoj raportet me SHBA-në.

- Advertisement -

Ditë më parë, 16 kongresistë amerikanë i kanë shkruar letër presidentit amerikan Joe Biden, në favor të Serbisë.

Në këtë letër ata i kanë shkruar presidentit Biden në favor të Serbisë, ani pse kjo e fundit njihet për luftëra të shkaktuara, gjenocid e spastrim etnik në Kosovë dhe në Ballkan.

Opinionisti Dedë Preqi komentoi lobimet e Serbisë kundër Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Fillimisht, ai tha se këto veprime të shtetit serb nuk janë befasuese, pasi me vite të tëra e ka bërë të pamundurën që ta de stabilizojë Kosovën.

“Është e qartë se Serbia dhe para regjimit të Millosheviqit, të cilin këtë të fundit e ka kopjuar pasardhësi i tij A. Vuçiq, nënkupton përvojën e një historie të hidhur kundër shqiptarëve dhe nacionaliteteve tjera jo serbe në Ballkan, prandaj, nuk është e çuditshme se Serbia, është aktive edhe sot, duke lëvizur çdo gjë dhe duke e bërë të pamundurën për të arrit qëllimet e veta për ta destabilizuar Kosovën e sotme dhe rajonin.

- Advertisement -

Serbia dhe serbët pothuajse gjithherë ishin aktiv dhe në marrëdhënie të mira me politikanët e niveleve të larta në SHBA, duke ditur se edhe Konsullatën e Përgjithshme serbe, ata e krijuan shumë herët, që daton që nga viti 1879, që këtu bëhet fjalë për një shfaqje të hershme të marrëdhënieve diplomatike në mes tyre, ndërsa roli i shqiptarëve dhe diplomacia e tyre sikur daton më vonë”, deklaroi ai.

Mirëpo, Preqi tha se ndonëse miqësia e Kosovës dhe SHBA-së daton më vonë, mërgimtarët shqiptarë, ndër ta edhe intelektual të shquar ia bënë me dije Amerikës se ky popull është fisnik.

Krahas kësaj, ai komentoi edhe diplomacinë e Serbisë.

“Por duke iu falënderuar mërgimtarëve atdhetarë shqiptarë, të cilët emigruan në këtë vend shumë herët, ndër të cilët kishte edhe shumë intelektual të shquar dhe punëtorë, dhe me punën e ndershme e bizneset e tyre të famshme, ia bënë me dije edhe Amerikës, por edhe gjithë botës, se ky popull është fisnik, punëtorë dhe mik i gjithë popujve të botës, të cilët e duan lirinë dhe pavarësinë e vet.

Serbët dhe Serbia, janë të interesuar që të bëjnë marrëdhënie dhe miqësi me gjitha vendet e botës, dhe duke qenë të shkathtë të përvetësojnë shumicën e këtyre vendeve, që të u binden politikave të tilla për ta mbështetur diplomacinë e tyre, po ashtu duke pretenduar edhe në SHBA-të, sikur edhe kohën e fundit, kur i shkruajnë letër edhe kryetarit të këtij vendi Joe Biden, 16 kongresist amerikanë, për të arriturat e Serbisë, dhe rolin e saj të “ndritur” në Ballkan”, theksoi opinionisti.

Në vazhdim, ai konsideron se edhe pse shteti serb ka ndërmerr një fushatë agresive, ajo nuk do të depërtojë dhe nuk do të përfitojë nga administrata e Joe Biden dhe popullit amerikan.

“A thua se Amerika dhe Joe Biden, por edhe gjithë bota demokratike i ka mbyllur sytë dhe nuk e njohin rolin edhe diplomacinë e Serbisë, e cila nuk njeh nacionalitet tjetër në këtë botë përveç nacionalitetit të vet serb në Ballkan, si një formë e veçantë që ka lidhje me njeriun, dhe duhet të jetë si opsion i përcaktuar nga natyra për të marrë profilin e vet njerëzor në këtë botë, dhe sipas opsionit të saj, për të cilin duhet edhegjitha vendet tjera që të ia bëjnë «aminin», si një imazh i një kuptimi që i përket veprës njerëzore serbe.

Edhe pse shteti agresor serb ka ndërmarrë dhe po ndërmerr një fushatë të ashpër dhe të gjithanshme lobimi që shkon deri në Uashington, duke shfrytëzuar edhe mungesën e harmonisë dhe politikës së lidershipit shqiptarë të Kosovës, Serbia nuk do të depërtojë dhe nuk do të përfitojë nga administrata e Joe Biden dhe popullit amerikan, që ta bind dhe ta përvetësojë për vete, duke ditur se kush janë serbët dhe Serbia, dhe duke ditur se kush është viktima dhe kush është agresori ndaj një populli të pafajshëm, i cili gjithmonë luftoi dhe lufton vetëm për të drejtat e veta”, nënvizoi Preqi.

Më tej, opinionisti beson se populli shqiptar do të shkruaj histori me ardhjen e Bidenit në krye të Amerikës.

“Kosova dhe populli shqiptar i saj, sikur do ta shkruante një histori të re me ardhjen e Joe Biden në krye të SHBA-ve, edhe pse ky vend në çfarëdo rrethane dhe ndërrime të pushteteve të saj nuk do ndryshonte politika e saj në veçanti ndaj Kosovës, sikur e ka në historinë e vet trashëgimtare, që këtë vend dhe këtë popull do ta kishte në konsideratë të përhershme për ta ndihmuar dhe plotësuar në zgjedhjen e problemeve të saj, ku qëndron edhe e drejta në anën e tyre, për liri dhe pavarësi”, tha ndër të tjera ai.

Në fund, Preqi përmendi mizorit dhe gjenocidet serbe në Ballkan, në veçanti në Kosovë. Ai shtetin serb e vlerësoi si një nga vendet më fashiste që nga koha e Adolf Hitlerit, deri më sot.

“Të mendojmë së fundi edhe për krimet dhe gjenocidet që ka kryer Serbia dhe mizoret e saj në luftërat e fundit në Ballkan, në veçanti edhe ndaj popullit të pafajshëm shqiptarë në Kosovë, e cila Serbi, konsiderohet një ndër vendet më fashiste që nga koha e Adolf Hitlerit, deri më sot, e cila në luftën e fundit në Kosovë, në vitin 1998-99, përveç që masakroi me qindra dhe mija shqiptarë në shtëpit dhe pronat e veta, kjo Serbi fashiste ekzekutojë me qindra fëmijë shqiptarë ndër të cilët edhe në djepin dhe në gjirin e nënave të veta.”, përfundoi Dedë Preqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit