10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Situata në Ukrainë, vjen reagimi i Trump tregon qysh do ta kishte ndalë Vladimir Putinin

Rekomandime

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se presidenti rus Vladimir Putin mori kurajë për të pushtuar Ukrainën, pasi pa tërheqjen e amerikanëve nga Afganistani.

- Advertisement -

“Tani jemi në një pozitë shumë të keqe. Mendoj se ambicia e Putinit është rritur shumë, mendoj se ai donte të negocionte fillimisht, por kur pa tërheqjen tonë nga Afganistani, atë tërheqje të turpshme që bëmë, me 85 miliardë pajisje që lamë pas dhe viktimat që u regjistruan, u bë i guximshëm”, tha Trump për “Fox and Friends Weekend”, shkruan a2cnn.

“Këto gjëra nuk do të ndodhnin nëse do të isha unë ende President. Unë e njihja mirë Putinin, e kam sanksionuar më shumë se kushdo tjetër. Askush nuk është treguar i fortë me Rusinë, por unë dhe Putin e respektonim njëri-tjetrin”, shtoi Trump.

Në lidhje me telefonatën Biden-Putin, Donald Trump u shpreh: “Nuk besoj se do të bindet Putin nga një telefonatë”.Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin thuhet ta ketë paralajmëruar lidhur me konsekuencat e një pushtimi të mundshëm të Ukrainës.Biden dhe Putin zhvilluan një bisedë telefonike me liderin rus Vladimir Putin dhe i tha atij se Uashingtoni dhe aleatët do t’i përgjigjeshin Rusisë në rast se tenton pushtimin e Ukrainës.Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ndërkohë, akuzoi SHBA-të për “fushatë propagandistike” kundër Moskës në një telefonatë me homologun e tij amerikan Anthony Blinken.

- Advertisement -

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se paralajmërimet për agresionin rus po ngjallin “panik” pasi këshilltari i sigurisë kombëtar i SHBA-ve paralajmëroi pushtim të afërt rus.

Ndihmësi presidencial rus Yury Ushakov e përshkroi një telefonatë të shtunën midis presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe presidnetit rus Vladimir Putin si “të ekulibruar dhe biznesore”, por ai tha se SHBA-të dhe NATO nuk kanë arritur të trajtojnë shqetësimet kryesore të Rusisë.Ushakov tha se biseda e cila zgjati pak më shumë se një orë, “u zhvillua në një atmosferë histerie rreth pushtimit të supozuar rus të Ukrainës”.

- Advertisement -

Ai më tutje tha se Biden i kishte thënë Putinit se “është i përkushtuar në rrugën diplomatike dhe kishte paraqitur një sërë konsideratash rreth shqetësimeve të Rusisë”.

“Presioni rreth temës së pushtimit u krye në mënyrë të koordinuar dhe histeria ka arritur kulmin”, thotë Ushakov.

Putin thuhet t’i ketë thënë Bidenit se Perëndimi i ka injoruar shqetësimet kryesore të sigurisë së Rusisë, duke thënë se SHBA dhe aleatët e saj kanë “pompuar” Ukrainën me armatime të reja duke inkurajuar provokime nga forcat ukrainase.

“Pala ruse, sigurisht, do të analizojë me kujdes konsideratat e shprehura nga Biden dhe padyshim që do t’i marrë parasysh, por për fat të keq këto konsiderata nuk prekin elementët qëndrorë të nismave ruse për zgjerimin e NATO-s, mosvendosjen e forcave në Ukrainë, territorin dhe të tjera”, thotë Ushakov.Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i tensioneve Rusi – Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit