20.6 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Paralajmëron Zelensky: Ukraina e parë, në radhë është Moldavia, pastaj kombet tjera

Rekomandime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se pushtimi i vendit të tij nga Rusia është vetëm fillimi dhe thotë se Moska ka ambicie për të suImuar kombet e tjera, në shënjestër është Moldavia.

“Ne jemi të parët në radhë, dhe kush do të vijë më pas?” pyeti presidenti i Ukrainës pas komenteve të një komandanti rus.

- Advertisement -

Presidenti ukrainas tha se Moska është e interesuar që të pushtojë Ukrainën Jugore, dhe ta hap rrugën e pushtimit në Moldavi, dhe ta bllokojë tërësisht shtetin e tij për akses në ujërat e Detit të zi dhe atij Azov.

Ai paralajmëroi se Rusia ka plane për të pushtuar vende të tjera dhe se suImi ndaj Ukrainës është vetëm fillimi.

“Kjo vetëm konfirmon atë që kam thënë shumë herë: pushtimi rus i Ukrainës ishte menduar vetëm si fillim, pastaj ata duan të kapin vende të tjera”, tha Zelensky në fjalimin e tij mbrëmjen e kaluar.

- Advertisement -

“Sigurisht, ne do të mbrohemi për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të thyer këtë ambicie të Federatës Ruse”, u shpreh ai.

“Por të gjitha kombet që, si ne, besojnë në fitoren e jetës mbi vdekjen, duhet të luftojnë me ne”, shkruan inews.

- Advertisement -

“Ata duhet të na ndihmojnë, sepse ne jemi të parët në këtë rrugë. Dhe kush është i radhës?

“Nëse dikush që mund të bëhet i radhës dëshiron të qëndrojë neutral sot për të mos humbur asgjë, ky është basti më i rrezikshëm. Sepse do të humbasësh gjithçka”, tha ndër të tjera presidenti i këtij vendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit