23.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

“Eksperimenti” i Përparim Ramës krijon kolona të mëdha në Prishtinë (VIDEO)

Rekomandime

Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet ka krijuar kolona të gjata të veturave.

Radhë të gjata të veturave janë parë te semaforët pranë Bankës Qendrore e te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.

- Advertisement -

Rrugët që janë kthyer njëdrejtimëshe janë rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve, rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE dhe rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.

Ndryshe, sot dhe nesër po testohet shndërrimi i gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për vetura.

- Advertisement -

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit