9.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vjen paralajmërimi i frikshëm për Kosovën: Ky është qëllimi i Edi Ramës

Rekomandime

“Taksa e Rrugës së Kombit është një veprim thellësisht anti Kosovë, si një gjobë për shqiptarët e Kosovës, për biznesin, me qëllim të izolimit të Kosovës, e që nuk është vetëm kjo, por është edhe projekt ideja kriminale, tradhtare dhe antishqiptare, e ndryshimit të kufijve të Kosovës, copëtimi, ndarja e saj, e që pas kësaj me pastaj kulmoi me marrëveshjen për mini shengenin ballkanik, një marrëveshje që ka si qëllim kryesor objektivin e Beogradit, atë të izolimit të Kosovës dhe të daljes së Serbisë në Adriatik, në Portin e Durrësit”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ia ka kujtuar homologut të tij në Shqipëri, kryeministrit Edi Rama, dëmet që ia shkakton Kosovës, taksa e vendosur në Rrugën e Kombit.

- Advertisement -

Sipas Haradinajt, kjo taksë e gjobit Kosovën me 13 milionë euro për çdo vit, prandaj si e tillë është e gabuar dhe e dëmshme për raportet në mes dy vendeve.

“Është gabim i madh vendosja e taksës në Rrugën e Kombit, dhe e çmimit për skaner për një transportues 42 euro, dhe kjo ka rezultuar me 13 milionë euro taksë për shkëmbimet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Sikurse këto 13 milionë euro t’i kishim investuar në lehtësirat e qarkullimit të ndërsjellë jam i sigurt që prej atyre 450 milionëve Shqipëria do të mund të ishte rritur shumë. Kjo tregon se ne nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë Kosovë – Shqipëri por përkundrazi i kemi vendosur vetës pengesa duke e fajësuar njëri tjetrin”, ka thënë kryeministri në detyrë Haradinaj.

Lidhur me këtë shqetësim serioz të kryeministrit kosovar, kanë folur edhe analistët politikë, të cilët e kritikojnë ashpër qeverinë e Edi Ramës, për mënyrën se si po i ndëshkon kosovarët me taksën e vendosur në Rrugën e Kombit.

- Advertisement -

Analisti dhe eksperti i fushës së të drejtës, Skënder Kapiti thotë për “Kosova Sot Online”, se kjo taksë pasqyron katërçipërisht politikën e anti kosovare të kryeministrit Rama, dhe se kjo taksë është e pa drejtë dhe do të duhej hequr, pasi shkon në funksion të ndarjes së madhe mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka si mision largimin, përçarjen dhe ndarjen kombëtare mes Shqipërisë e Kosovës. Kësaj politike dhe qëllimi i ka shërbyer gjithmonë politika e Tiranës, por që me Edi Ramën ka dalë hapur dhe ka kulmuar kjo”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Kapitit, përtej këtij qëllimi, Edi Rama po synon izolimin e plotë të Kosovës në planin ekonomik, dhe ndarjen e Kosovës në pazare me Serbinë në planin strategjik e politik, për çka kanë shpikur së fundi edhe marrëveshjen për mini shengenin ballkanik.

Skender Kapiti

“Taksa e Rrugës së Kombit është një veprim thellësisht anti Kosovë, si një gjobë për shqiptarët e Kosovës, për biznesin, me qëllim të izolimit të Kosovës, e që nuk është vetëm kjo, por është edhe projekt ideja kriminale, tradhtare dhe antishqiptare, e ndryshimit të kufijve të Kosovës, copëtimi ,ndarja e saj, e që pas kësaj me pastaj kulmoi me marrëveshjen për mini shengenin ballkanik, një marrëveshje që ka si qëllim kryesor objektivin e Beogradit, atë të izolimit të Kosovës dhe të daljes së Serbisë në Adriatik, në Portin e Durrësit. Kryeministri Shqipërisë i kërkon politikës në Kosovë që të heqë barrierat, taksën kundër mallrave serbe, dhe po kështu me taksën e Rrugës së Kombit iu ka vënë barriera shqiptarëve dhe biznesit kosovar, pra një veprim i rënde i dyfishte anti Kosovë”, përfundon Kapiti për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit