4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Propozimi i arkitektit kosovar: Kisha në UP mund të shndërrohet në muze të MIZ0RISË së viteve 90-ta

Rekomandime

Sali Shoshi, arkitekt dhe studiues i trashëgimisë kulturore, duke komentuar mbajtjen e liturgjisë në kishën serbe në kampusin e UP-së, thotë se për fat të mirë qytetarët e Kosovës janë pjekur mjaftueshëm sa të mos bien pre e propagandës serbe.

- Advertisement -

“Kjo është çështje krejtësisht pronësore. Toka është e Universitetit që në kushte të jashtëzakonshme në vitet e 90-ta i është aneksuar dhe është tentuar të ndërtohet një kishë që simbolizon gjithë ashpërsinë e regj.Imit fash9st të Millosheviqit. Kr. minelët përreth tij, përfshirë Ark.anin, e kanë ndërtuar për të treguar aspiratat e tyre hegjemoniste gjatë viteve 90-ta. Nëse kjo është trashëgimi atëherë e paraqet atë periudhë”.

Shoshi thotë se komuniteti serb dhe kisha serbe në Kosovë duhet të distancohen nga regjimi fashist dhe të heqin dorë nga kisha për t’iu kthyer toka Universitetit të Prishtinës sërish.

“Më pas Universiteti duhet të vendosë se çka të bëhet me të. Mund të bëhet muze i cili do të prezantojë kontekstin e të 90-ve, të përdoret për nevojat e Universitetit apo edhe të rrënohet fare nëse e shohin të arsyeshme. Ky vend s’mund të jetë i shenjtë për serbët sepse është simbol i miz0.risë”.

- Advertisement -

Shoshi në Info Magazine tha se vendet e traumës mund të marrin një rol të ri dhe se për këtë duhet pasë debat shoqëror.

Gjithashtu, arkitekti tregoi se në vitin 1992 kur edhe filloi ndërtimi i kishës, shqiptarët ishin të përjashtuar nga jeta institucionale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit