2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Protesta e Berishës kundër Vuçiç/ Reagon Brnabiç: Disa njerëz nuk shkëputen nga e kaluara

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar një ditë më parë në Tiranë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Ajo tha se disa politikanë në rajon ende nuk mund të shihnin një të ardhme tjetër dhe se politika e tyre e vetme është konflikt dhe jo bashkëpunim.

- Advertisement -

Ajo thotë se ka folur me Vuçiç dhe ai nuk është mërzitur për këtë incident.

“Kam biseduar me presidentin dhe gjithçka është në rregull. Ai nuk është mërzitur. Kemi biseduar edhe për gjëra të tjera. Ai thotë se gjithçka është mirë dhe nuk është mërzitur”, tha ajo duke shtuar se këto protesta janë përkrahur dhe nga disa qarqe të ndryshme në Beograd.

Ajo shtoi se njerëzit po tërhiqen nga forcat e të kaluarës por ka edhe nga ata që po tërhiqen drejt të ardhmes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit