Një protestë e zhvilluar nga një restorant në Prishtinë u bë lajm në të gjithë botën.
Mënyra e veçantë e kësaj proteste, tërheku vëmendjen edhe të mediave botërore.
Rrjeti evropian i televizionit, EuroNeës, ka shkruar një artikull për këtë protestë, dukë thënë se pronari kosovar i restorantit, Petrit Kllokoqi po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve, për shkak të masave antiCOVID që ka marrë Qeveria e Kosovës.
“Petrit Kllokoqi, pronari i restorantit Bagolina në kryeqytetin e Prishtinës ka mbushur karriget e tij me manekina të veshura, ku duken se janë duke ngrënë mëngjes dhe drekë, të kompletuar me menu dhe shishe verë. Kllokoqi, i cili është kryetari i Shoqatës Kosovare të Gastronomisë, thotë se ai po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve”, thuhet në artikullin e tyre.
Po ashtu, këtij artikulli ia kanë bashkangjitur edhe videon e protestës.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës që nga data 7 prill ka mbyllur gastronominë dhe të gjitha qendrat tregtare për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
https://www.euronews.com/2021/04/09/kosovo-mannequins-used-in-protest-against-virus-restrictions