Rrustem Luzha nga Kaçaniku, i cili jeton në Gjermani, ka dalë sot për të protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht tek shtatorja e ish presidentit, Ibrahim Rugova.
Luzha, i cili për disa orë ka qëndruar aty, deklaroi se është anëtar i LDK-së që prej themelimit të kësaj partie.
“ISA IK”, “VJOSA kryetare e LDK”, “Mjaft manipulimit”, ishin disa prej shkrimeve të pankartave që ai i mbante në duar.