8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid – sqarohet dilema që po mundon besimtarët myslimanë

Rekomandime

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga muaji i Ramazanit, besimtarët myslimanë janë në dyshime nëse vaksinimi ndaj Covid-19 ndikon tek agjërimi.

Qari Asim, një imam ka folur për median britanike BBC duke thënë se vaksina nuk ndikon aspak sepse vaksina shkon në muskuj më shumë se në qarkullimin e gjakut dhe nuk është ushqyese.

- Advertisement -

Besimtarët myslimanë do të duhet të agjërojnë nga data 12 prill deri më 12 maj dhe gjatë këtyre ditëve, agjëruesit nuk hanë dhe as pinë asgjë nga lindja e diellit deri në perëndim.

“Shumica e dijetarëve islamikë janë të mendimit se marrja e vaksinës gjatë Ramazanit nuk do ta zhvlerësojë agjërimin,” tha Asim, i cili kryeson Bordin Këshillues Kombëtar të Xhamive dhe Imamëve.

Ai tha se mesazhi i tij për komunitetin mysliman ishte: “Nëse keni të drejtë për të bërë vaksinën dhe keni marrë ftesën tuaj, duhet të pyesni veten: a e merrni vaksinën që është provuar të jetë efektive apo rrezikoni të infektoheni me Covid, sëmundje e cila mund t’ju sëmurë dhe të ndikojë që të humbni gjithë ditët e agjërimit e të përfundoni në spital?”

- Advertisement -

Farzana Hussain, një myslimane dhe mjeke e përgjithshme në The Project Surgery në Londrën Lindore, u ka kërkuar njerëzve që edhe gjatë muajit Ramazan të marrin vaksinën Covid-19, duke theksuar se injeksioni nuk e prish agjërimin e tyre.

“Ne e dimë që shumë myslimanë janë të shqetësuar për vaksinimin e tyre gjatë muajit të Ramazanit. Shumë njerëz besojnë se bërja e një injeksioni në të vërtetë prish agjërimin. Por kjo nuk ka të bëjë sepse nuk konsiderohet ushqim”, tha Hussain.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit