6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Sipas mediave serbe klubi danez i kërkon falje Serbisë që nuk e përfshiu Kosovën në hartën e saj, e quajnë gabim të paqëllimtë

Rekomandime

Zëdhënësi i klubit të Midtjylland, Mads Jakobsen i ka dërguar një shkrim Crvena Zvezdës në lidhje me publikimin e fotografisë ku kishin vendosur hartën e Serbisë pa Kosovën.

- Advertisement -

Klubi danez i ka kërkuar falje Serbisë dhe popullit serbë për publikimin e asaj fotografie, ndërsa e kanë quajtur si “gabim të paqëllimtë.

Serbët që asessi të pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës kanë bërë që të ketë shumë reagime për shkak të fotografisë së klubit danez.

- Advertisement -

“Kemi parë reagime në mediat serbe për publikimin tonë në rrjetet sociale. Në këtë mënyrë duam t’u kërkojmë falje të gjithëve, është një gabim i paqëllimtë”.

“Redaktorët tanë të rrjeteve sociale e kanë shkarkuar hartën nga Google të pavetëdijshëm për situatën në vendin tuaj, ndaj nuk kemi pasur ndërmend të provokojmë në asnjë mënyrë”.

- Advertisement -

“Besojmë dhe shpresojmë që opinioni në Serbi do ta kuptojë këtë, po e përsëris, gabim të paqëllimshëm. Kemi respekt vetëm për Serbinë dhe popullin e saj”, ishte mesazhi i danezëve, raportojnë mediat serbe.

Midtjylland do të përballet me Crvena Zvezdën në Beograd të enjten në kuadër të Ligës së Evropës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit