13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Infektologu Ramadani: Vaksinimi pa test për COVID-19, gabim profesional

Rekomandime

Në Kosovë vaksinimi po vazhdon tek moshat mbi 85 vjeç në kryeqytet dhe komunat e tjera. Por ky vaksinim pa një test paraprak po cilësohet si gabim nga një infektolog përderisa një mjek shqiptar i cili punon në Gjermani, thotë se as atje nuk kërkohet një test i tillë por shikohet anamneza e 14 ditëve të fundit të personit.

- Advertisement -

Sipas Ramadanit vaksinimi pa test paraprak mund të shkaktojë probleme shëndetësore tek ata që mund të jenë pozitiv.

“Nëse bëhet vaksinimi pa këto masa, domethënë teste, për organizmin qoftë me simptome ose pa simptome, nëse s’kemi teste molekulare, nuk kemi teste serologjike atëherë, rreziku, mundësia është e madhe që në një organizëm që është me Covid-19 pozitiv pa simptome dhe shenja klinike të vendoset edhe vaksinimi, që ju e dini se është një virus por i zbutur, në këtë situatë mund të paraqiten ato që quhen komplikime të rënda ose efekte anësore të papritura dhe padëmshme”, tha Ramadani.

Një test i tillë nuk kërkohet as në Gjermani. Por personit i merret anamneza, nëse ka pasur simptoma 14 ditët e fundit dhe para vaksinimit personit i matet temperatura. Kështu thotë mjeku kosovar, Fahri Beqa, nga Gjermania në klinikën e të cilit po kryhet vaksinimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit