Tifozët e Çekisë kanë provokuar kosovarët duke vendosur flamurin e Serbisë ku mbi të është vendosur harta e Kosovës,
Në Doosan Arena derisa po zhvillohet loja mes Çekisë dhe Kosovës, brenda në tribuna është vendosur një flamur nacionalist që ka të bën me Kosovën, Metro ka siguruar një foto të kësaj.
Ani pse kjo është e ndaluar nga UEFA dhe FIFA, një gjë e tillë nuk është penguar nga sigurimi i stadiumit dhe autoritet përgjegjëse çeke.
Kujtojmë se para lojës mbi 30 tifozë me maska kanë sulmuar tifozët e Kosovës duke i shkaktuar lëndime, po ashtu ka pasur provokime dhe thirrje ‘Kosova është Serbi’.
Më poshtë keni edhe një foto ku shihet se ku janë vendosur mbi 650 ‘Dardanë’ në Doosan Arena dhe po përkrahin Kosovën për fitore..