11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

PSD e pakënaqur me Kurtin, pasi s’e ndriçoi ndërtesën e qeverisë me simbolin e LGBTI-së

Rekomandime

Partia Social Demokrate është shprehur e pakënaqur me qëndrimin e qeverisë “Kurti” për mos ta ndriçuar ndërtesën e Qeverisë me ngjyrat e komunitetit LGBTI, për ndër të 17 majit, Ditës Ndërkombëtarre kundër homofobisë.

- Advertisement -

Zyrtarja e kësaj partie, Natyra Kuçi ka deklaruar se VV-ja po e bën me qëllim këtë veprim, për t’i hyrë në qejf anëtarëve të saj anti-LGBTI.

“Vetëvendosje nuk është as e majtë, as progresive e as liberale. Është parti që kap çka të mundet vetëm e vetëm për vota e asnjëherë për parime. Për t’i mbajtur anëtarët e saj homofobë nën ombrellën e vet, domethënë për hatër të tyre, Vetëvendosje e Kurti e hedhin poshtë një traditë që kishte nisur prej qeverive që as nuk pritej ta zbatonin. ”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, Qeveria për herë të parë pas 6 vitesh nuk pranon të ndriçojë ndërtesën me ngjyra të LGBTI

- Advertisement -

Oanizata nga komuniteti në fjalë ka kërkuar zyrtarisht që për 17 maj, pasnesër, kjo ndërtesë të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, e të cilat i përfaqësojnë ndërkombëtarisht. Mirëpo, Qeveria në detyrë Kurti po heziton që ta bëj një gjë të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit