1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse Erdogan shpalli ‘non grata’ ambasadorin e SHBA dhe 9 të tjerë

Rekomandime

Turqia ka shpallur ambasadorët e Gjermanisë, SHBA dhe disa vendeve të tjera si persona të padëshiruar. Presidenti Erdogan u shpreh, se ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme për këtë hap. Shkak është rasti Kavala.

Në grindjen për aktivistin turk për të drejtat e njeriut dhe mbështetësin e kulturës, Osman Kavala, kreu i shtetit turk, Erdogan ka shpallur ambasadorin gjerman, atë të SHBA dhe tetë ambasadorë nga vende të tjera si persona non grata. Erdogan tha në Eskisehir, se ka udhëzuar Ministrinë e Jashtëm për këtë hap “që sa më shpejt të jetë e mundur” ata të shpallen persona të padëshiruar. Sipas rregullave të diplomacisë pas këtij hapi vjen dëbimi.

- Advertisement -

Në fillim të javës ambasadorët kishin lëshuar një apel të përbashkët për lirimin e mbështetësit turk të kulturës, që ndodhet prej katër vjetësh në burg pa dënim, Osman Kavala. Ata i ishin referuar vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Si pasojë Turqia i kishte thirrur ambasadorët dhe kishte kërcënuar me dëbimin e tyre. Ankaraja e quajti këtë apel si “të papranueshëm”. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në vitin 2019 kishte kërkuar lirimin e Kavala, por Turqia e injoron këtë vendim, megjithëse është anëtare e Këshillit të Europës.

Aktivisti për të drejtat e njeriut u arrestua fillimisht me akuzën për financimin dhe organizimin e protestave kritike ndaj qeverisë për parkun Gezi në vitin 2013 në Stamboll. Në shkurt të këtij viti një gjykatë e liroi atë nga kjo akuzë. Kavala u lirua pas dy vitesh e gjysmë nga burgu, por pak orë pas lirimit u arrestua sërish, këtë herë i akuzuar për përpjekje për puçin ushtarak kundër Erdoganit në vitin 2016./DW

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit