5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Pse Millo Gjukanoviq nuk e vizitoi kurrë Kosovën? Ja përgjigjia e tij

Rekomandime

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka treguar pse nuk e ka vizituar kurrë Kosovën, duke thënë se as ai nuk e ka aq të qartë vonesën e tij për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjukanoviq tha se kanë qenë të zënë me probleme të shumta, e që sipas tij, mosvizita e tij në Kosovë nuk ka ndikuar në marrëdhënien mes dy vendeve.

- Advertisement -

“As unë nuk e kam krejt të qartë, ua kam thënë sot bashkëfolësve të mij, as nuk pata kohë që të kthehem rreth vetes. Kaluan 14 vjet qëkur Mali i Zi ka pranuar pavarësinë e Kosovës, mendoj se të gjithë kemi qenë shumë të zënë me problemet e shumta e të cilat vetëm zëvendësonin njëri tjetrin dhe kishte shumë pak kohë për protokolle”, tha Gjukanoviq.

Sipas tij, komunikimi i tij me zyrtarët e Kosovës gjithmonë ka qenë i mirë, duke bashkëpunuar kështu për interesin e dy vendeve.

Ai tha se vonesa e tij për një vizitë zyrtare në Kosovë nuk ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

- Advertisement -

“Ajo që është shumë e rëndësishme se zyrtarët e Kosovës dhe unë gjithmonë kemi pasur marrëdhënie shumë të ngushta komunikim shumë të mirë dhe kemi bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer në interesin e dy vendeve tona dhe marrëdhënieve tona të ndërsjellta me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të rajonit.

Kështu që një vonesë në vizitën e parë zyrtare nuk ka reflektuar në cilësinë e marrëdhënieve tona”, tha Gjukanoviq në rtk.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit