1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Pse Myslimanët Nuk Luten Shqip?

Rekomandime

Gani Mehmetaj

- Advertisement -

Perandoria turke që nga fillimi i islamizimit të dhunshëm në Gadishullin Ilirik, i shpalli luftë kombit dhe gjuhës sonë. Luftën nuk e pushoi asnjëherë.

Me Shqipërinë nuk bëri armëpushim e paqe, ndërsa bëri armëpushim e lidhi marrëveshje paqe më Serbinë, Greqinë, Rumaninë e Bullgarinë. Me Shqipërinë nuk i përcaktoi as kufijtë, që do të ndalte sulmet serbe, greke e malazeze, por bëri marrëveshje të fshehtë ushtarake me armiqtë tanë, duke ua dhënë territoret shqiptare fqinjëve kriminelë, pasi ushtria turke i vrau e ua dogji shtëpitë shqiptarëve.

Turqia po ashtu lidhi një varg marrëveshjesh me Serbinë e Greqinë për zhvendosje të popullatës: dha grekë nga Anadolli e mori shqiptarë nga Selaniku, Trakia lindore e Çamëria. Turqia bleu me para shqiptarë të okupuar nga Serbia dhe i dërgoi në fund të Anadollit për t’ia ruajtur kufijtë me Kurdistanin.

- Advertisement -

Edhe gjatë okupimit turk, bullgarët, serbët, grekët e rumunët patën të drejta e privilegje, i kishin shkollat laike e predikimin në kisha në gjuhën e tyre amtare, nuk i detyronin me forcë të shkonin në luftërat e perandorisë turke, ua pranonin kombin, gjuhën e fenë.

Ndërkaq shqiptarët Porta e lartë i vriste, i ndiqte, nuk ua lejonte gjuhën shqipe në shkolla e në predikimin fetar.

- Advertisement -

Që ta përshpejtonin shkombëtarizimin, zyrtarët turq lejuan hapjen e 3000 shkollave në gjuhë greke bullgare, serbe e rumune në krahinat shqiptare, por shkolla shqipe nuk lejuan. Xhamitë i ndërtuan mbi kishat shqiptare katolike e ortodokse, ndërsa nëpër xhami urdhëruan lutjet e predikimi në arabisht e turqisht. Kishat ortodokse e katolike ua morën shqiptarëve e ua dhanë serbëve.

Deri vonë në Shqipëri (Dardania ishte një tërësi me Shqipërinë) hoxhallarët i sillnin nga Turqia, Rusia e Arabia. Dikur nisën t’i rekrutonin edhe nga territoret shqiptare, kryesisht ardhacak aziatikë të natyralizuar, por më parë ua shpërlanin trurin, i bënin antishqiptarë të tërbuar. Sot pjesa më e madhe e hoxhallarëve janë antishqiptarë sa edhe serbët.

Meqë luftën kundër shqiptarëve nuk e kanë pushuar, myslimanët nuk lutën shqip. Prandaj shqiptarët që deklarohen myslimanë janë shtresa më e nëpërkëmbur dhe më e diskriminuar në dy shtetet e tyre.

Një armatë hoxhallarësh gjysmë analfabetë, i nëpërkëmbin besimtarët, ua përbuzin gjuhën, i fyejnë kombëtarisht, i trajtojnë si dele, ua heqin qeleshen dhe i detyrojnë të vënë kapele beduinësh. Edhe hoxhallarët mbajnë kapele beduini ose çallme osmane. Kjo kope besimtarësh që shkon në xhami e lutet në gjuhën që nuk e kupton s’ka si të trajtohet ndryshe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit