0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pse njoftimi i Prokurorit special është në interes të shqiptarëve

Rekomandime

NGA FATOS LUBONJA

- Advertisement -

Pas bërjes publike të ak takuzës së Prokurorit Special ndaj Thaçit, Veselit e të tjerëve, Edi Rama deklaroi se shkoi në Kosovë “për të mësuar”. Por, nëse të mësosh do të thotë të ndryshosh, Rama provoi edhe një herë se duhet të presim një brez tjetër për të ndryshuar antropologjinë e politikanëve tanë, që, historikisht, kur ka ardhur puna që interesi i tyre ka dalë në kundërshtim me interesin e popullit të tyre, kanë zgjedhur, pa hezitim dhe me çdo çmim, interesin e tyre, – çka është edhe thelbi i kësaj ngjarjeje.

Kjo antropologji e pandryshuar është shfaqur jo vetëm në politikat e përditshme të brendshme, por edhe për sa u përket politikave të jashtme. Ata nuk kanë hezituar të shpallin armik bash atë që deri dje e kanë cilësuar mikun më të shtrenjtë të popullit shqiptar kur ky u ka vënë në rrezik interesin. Për të mos shkuar më herët, po kujtoj se Enver Hoxha e ka bërë tri herë këtë: me Jugosllavinë e Titos, me Bashkimin Sovjetik dhe me Kinën. Në të tria rastet, për interesat e tij i mbajti shqiptarët te zgjedhja më e keqe: stalinizmi. Kjo histori ka vazhduar edhe pas rënies së komunizmit – paçka se jo në dramacitetin dhe radikalitetin e asaj periudhe. Mjaft të kujtosh se si u prish Berisha me amerikanët në 1997 duke akuzuar CIA-n si nxitësen e trazirave të atij viti, që e rrëzuan atë nga pushteti.

E njëjta histori, në thelb, po përsëritet edhe tani me ngjarjet në Kosovë. Ka mjaftuar që prokurori i Gjykatës Speciale të deklarojë se ka ngritur akuzë kundër Thaçit e Veselit, që Thaçi dhe rrethi i tij, në bashkëpunim me Edi Ramën e të vetët, t’i bëjnë thirrje popullit shqiptar të bashkohen të gjithë kundër armikut, që deri dje ishte një Gjykate, e cila:

- Advertisement -

– është ndërtuar pas kërkesave këmbëngulëse të aleateve të konsideruar “partnerët tanë strategjikë”, që çliruan Kosovën;

– është ndërtuar me gjykatës e prokurorë nga këto vende;

- Advertisement -

– është vijuese e frymës e punës së gjykatës që ka dënuar liderët serbë, shkaktarë të gjenocidit në Jugosllavi e Kosovë;

– e ka miratuar vetë Parlamenti i Kosovës në vitin 2015.

Për të manipuluar shqiptarët, Thaçit dhe Ramës u intereson të mos shprehen qartazi për shkakun. Kanë lënë të nënkuptohet se prokurori Jack Smith është manipuluar politikisht, por kanë hezituar të thonë haptazi se prapa tij qëndrojnë aleatët strategjikë europianë (vetëm apo në bashkëpunim me demokratët amerikanë). Thaçi përdori fjalët “rastësi apo intrigë”; Rama “fletërrufe”, “e papërgjegjshme” që njollos epopenë e lavdishme të UÇK-së. Por të dy u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen kundër armikut të jashtëm. Për këtë ata u ndihmuan, pa dyshim, edhe nga ambiguiteti i administratës Trump.

AMBIGUITETI I ADMINISTRATËS TRUMP

Prokurori, në fakt, nuk ka hezituar ta thotë shkakun: e ka bërë sepse ka pasur indicie se Gjykata kërkohet të sabotohet. Dhe indiciet për këtë kanë qenë të shumta. Le të kujtojmë se çfarë deklaronte Delawie, ambasadori amerikan në Kosovë, në dhjetor 2018: “Jam këtu për të kujtuar angazhimin e Kosovës për drejtësi dhe për të ardhmen e saj si një vend demokratik dhe europian. Ky angazhim është vënë nën kërcënim serioz nga një iniciativë për të abroguar ligjin që ka autorizuar krijimin e Gjykatës Speciale”. “…ata që e mbështesin këtë iniciativë – dhe ata politikanë që e udhëheqin, ndonëse e mohojnë një gjë të tillë – do të përballen me pasoja të rrepta nëse kjo iniciativë realizohet. Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka për të siguruar që Gjykata të përfundojë mandatin e saj. Kosova nuk mund të jetë një vend ku sundon pandëshkueshmëria”.

Një vit më vonë, në nëntor 2019, Thaçi i ka dërguar Sekretarit të Shtetit, Pompeo, një letër ku ankohet për mosfunksionimin si duhet, sipas tij, të Gjykatës dhe i kërkon një reformim të saj. Në përgjigjen e tij, në mars të këtij viti, Pompeo përgjigjet: “SHBA e kanë mbështetur punën e rëndësishme të Gjykatës Speciale të Kosovës. Kjo përpjekje mbetet thelbësore për instalimin e shtetit të së drejtës në Kosovë, për sigurimin e drejtësisë për viktimat si dhe për të aftësuar Kosovën që t’u qaset në mënyrën e duhur akuzave serioze që përmban ‘Raporti Marty’ i Këshillit të Europës. Prokurori aktual, Jack Smith, është amerikani i tretë që udhëheq hetimet për krimet e dyshuara. Zoti Smith dhe ekipi i tij gëzojnë mbështetjen e plotë të qeverisë sime”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit