1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Pse po heshtin “Grenellistët” e Kosovës?”, Sokoli: E kanë ul kokën në rërë si struci dhe nuk guxojnë

Rekomandime

Opinionisti Bejtullah Sokoli, ka pyetur se pse po heshtin në Kosovë mbështetësit e ish të dërguarit amerikan për dialogun Richard Grenell.

- Advertisement -

Sokoli ka thënë se ata nuk po guxojnë të reagojnë për takimin e fshehtë që ai pati ditë më parë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, e ku ka folur kundër Kosovës.

Sipas tij, Grenell po e konsideron të gabuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mospjesëmarrje në takimin Rama-Zaev-Vuçiq, kurse e ka mbështetur vizionin e Ramës.

Reagimi i Sokolit:

- Advertisement -

Pse heshtin “Grenellistët” e Kosovës?!

Dikur përuleshin para tij, gjunjëzoheshin duke e quajtur çdo kënd antiamerikan që ishte kundër diplomatit amerikan.

- Advertisement -

E sot këta “grenellistë” e ulin kokën në rërë si struci dhe nuk guxojnë t’i reagojnë Grenellit për takimin e fshehtë që pati ditë më parë me kryeministrin e Shqipërisë, Edvin Kristaq Ramën, e ku ka folur kundër Kosovës, pas takimit në Shkup javë më parë.

Ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka deklaruar dhe akuzuar se: “Kosova ka gabuar me “Ballkanin e Hapur”, ndërkaq vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mospjesëmarrje në takimin Rama-Zaev-Vuçiq, e ka quajtur po ashtu të gabuar, kurse e ka mbështetur vizionin e Edi Ramës”.

Me këtë heshtje “grenellistët” e Kosovës (dihet kush janë) e mbrojnë pro-serbin dhe anti-shqiptarin Grenell edhe atëherë kur nuk duhet të heshtin. Sepse, deklaratat e njeriut të Beogradit dhe Moskës të thëna në Shqipëri janë kundër dhe për inat të shqiptarëve të Kosovës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit