1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse Pushtimi i Ukrainës, është një kurth për VIadimir Putin

Rekomandime

Nga Christopher A.Hartwell “The Wall Street Journal”

- Advertisement -

Rusia e ka përshkallëzuar sjelljen e saj agresive ndaj Ukrainës, me lëvizjet masive të trupave shumë pranë kufirit, sulmet e shpeshta nëpërmjet kanaleve të propagandës shtetërore, si dhe përmes kërcënimeve të drejtpërdrejta nga udhëheqja ruse.

Mundësia e një Iufte të madhe evropiane është në nivelin e saj më të lartë që nga fundi i Iuftës së Ftohtë. E megjithatë, nëse agresioni rus ndaj Ukrainës do të zgjerohet në aspektin ushtarak, kjo mund të shënojë edhe fundin e eksperimentit autoritar që Vladimir Putin ka kryer gjatë 2 dekadave të fundit në Rusi.

Në çdo skenar, kjo Iuftë do të sjellë një Rusi me një peshë shumë më të zvogëluar. Historikisht, Ukraina e ka vuajtur dominimin rus qëkur u çlirua nga Komonuelthi Polako-Lituanez në shekullin XVII-të. Ajo u aneksua nga Perandoria Ruse, dhe më pas u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Holodomori, vdekja e qëllimshme nga uria e miliona ukrainasve për shkak të urdhrave të Stalinit, peshon shumë mbi narrativat ukrainase moderne, duke i bërë ukrainasit shumë dyshues ndaj përpjekjeve ruse për t’i portretizuar si “vëllezër sllavë”dy popujt.

- Advertisement -

Ngjarjet e kohëve të fundit, e kanë zbehur akoma më shumë çdo lloj ideje mbi solidaritetin sllav, pasi Rusia ka zhvilluar Iuftë kundër Ukrainës që kur kjo e fundit u shkëput në vitin 2014nga Unioni Ekonomik Euroaziatik i udhëhequr nga Moska.

Agresioni ka qenë edhe i hapur (duke aneksuar ilegalisht Krimenë dhe duke pushtuar rajonin lindor të Donbas) edhe i fshehta (përfshirë sabotazhin, propagandën dhe sulmet kibernetike). I neglizhuar në pjesën më të madhe të Perëndimit, dhe i etiketuar gabimisht si një Iuftë civile apo si një përpjekje e separatistëve, ky konflikt është drejtuar dhe mbështetur nga Rusia.

- Advertisement -

Por origjina e sulmeve aktuale ruse, është e ndryshme nga ajo e ngjarjeve të viteve 2014-2015. Aneksimi i Gadishullit të Krimesë nga Vladimir Putin në vitin 2014, u bë nga pozitat e dobëta, dhe ishte një lëvizje oportuniste e nxitur nga fakti që Perëndimi, dhe sidomos SHBA-ja, ishin tërhequr nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Sot Rusia gjendet në një pozitë më të mirë, si ekonomike po ashtu edhe strategjike,të paktën që prej vitit 2016, e ndihmuar nga politikat e ndjekura nga Shtetet e Bashkuara. Refuzimi i presidentit Joe Biden për të vendosur sanksione kundër gazsjellësit “Nord Stream 2”, i dha Putinit një fitore gjeostrategjike, e cila bashkë me kufizimet e vendosura ndaj vetë prodhuesve të energjisë në Amerikë, ka krijuar një mekanizëm të fortë presioni, me të cilën mund ta godasë fort Evropën Perëndimore. Thënë thjesht, Putin ka aktualisht shumë më tepër “leva” diplomatike dhe ushtarake për të ushtruar presion ndaj Perëndimit, të cilat as që ekzistonin 2 vjet më parë.

Atëherë, pse Ukraina, dhe pse tani? Shumica e analizave fokusohen tek perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Por një tjetër faktor kyç, mund të gjendet në politikën e brendshme ruse.

Një Putin i papëlqyer nga shumica e rusëve, është një Putin i rrezikshëm. Iufta e tij ndaj Çeçenisë në vitin 2000, pushtimi i Gjeorgjisë në vitin 2008, dhe pushtimi i Krimesë në vitin 2014 ishin që të gjitha veprime shumë popullore, të cilat e rritën ndjeshëm vlerësimin e presidentit nga publiku rus nga nivelet e ulëta ku ndodhej përpara këtyre Iuftërave.

Këtë vit, popullariteti i presidentit rus ka rënë me shpejtësi të madhe, para së gjithash për shkak të keqpërdorimit të jashtëzakonshëm që i ka bërë Moska menaxhimit të pandemisë së Covid-19. Me një vlerësim të vdekshmërisë së tepërt në afro 800.000 njerëz që nga fillimi i pandemisë (raporti zyrtar i vdekjeve nga Covid është vetëm 278.000), Rusia është goditur keq nga koronavirusi i ri. Njëkohësisht, të ardhurat për rusët e zakonshëm ranë me më shumë se 10 për qind nga viti 2014 në 2020.

Me rënien e popullaritetit të tij, zoti Putin ka qenë shumë i interesuar të mbledhë sërish rusët rreth vetes së tij. Por për fatin e tij të keq, Ukraina është gjithashtu një aktore shumë më e fortë, si ekonomikisht po ashtu edhe ushtarakisht, sesa në vitin 2014.

Në dallim nga veprimet ruse përpara se të pushtonin Krimenë dhe Donbasin, dislokimi aktual ushtarak rus është i hapur, duke i dhënë kohë Ukrainës për t’u kundërpërgjigjur. Çdo sulm i drejtpërdrejtë ushtarak, do t’i shkaktonte Rusisë dëme të mëdha në mënyrë të ngjashme me atë që pësoi nga disfata e Bashkimit Sovjetik në Afganistan, por me ndërlikimin e shtuar nga të qenit në pragun e Evropës, me linja të qarta furnizimi nga vendet e NATO-s.

Ndërsa ka pak shpresë për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të NATO-s, kërcënimi i Iuftës guerile dhe i kryengritjes së përgjakshme që zgjat me vite, mund të shërbejë si një pengesë për çdo lëvizje të nxituar. Rusia nuk mund të jetë një perandori pa Ukrainën.

Por Rusia do të pushojë së qeni një fuqi e madhe nëse përpiqet të marrë me dhunë pjesën tjetër të Ukrainës. Moska është thjesht shumë e varur nga mallrat parësore, dhe Covid-19 e ka dobësuar mbështetjen popullore për një regjim që mund të japë “prestigj ndërkombëtar”, por asgjë tjetër.

Çdo inkursion i armatosur ndaj Ukrainës, do ta shtynte në prag të humnerës ekonominë ende të brishtë ruse. Prandaj, është e domosdoshme që Perëndimi të krijojë një front të bashkuar kundër Rusisë dhe të vazhdojë të rrisë kostot e çdo agresioni.

Kjo do të thotë, se përkundër instinkteve të zotit Biden, dhe me gjasë të Ministrisë së Jashtme gjermane, duhet që Perëndimi mos t’i ofrojë Putinit një fitore të lehtë për armiqësinë e tij. Sa për të parafrazuar Winston Churchill, sakrifikimi i Ukrainës për të mbajtur ekuilibrin e paqëndrueshëm të Evropës, do të ishte si të zgjedhësh poshtërimin por pa e parandaluar domosdoshmërisht Iuftën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit