1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse Putini mund të mos i shpallë zyrtarisht Iuftë Ukrainës?

Rekomandime

Ekspertët besojnë se presidenti rus, Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht Iuftë Ukrainës në “Ditën e Fitores” së Rusisë – 9 maj – gjë që do t’i lejonte atij të rekrutonte ushtarë.

Por një ekspert i vlerësimit të agresionit rus në Ukrainë dhe ekspert i sigurisë kompjuterike me origjinë ruse, Dmitri Alperovitch, beson se një thirrje për mobilizim do të ishte e pakuptimtë për Putinin.

- Advertisement -

Në një shkrim në Twitter, ai shpjegon se presidenti rus tashmë mund t’i shesë lehtësisht një fitore audiencës vendase, e cila ushqehet me propagandë përmes televizionit shtetëror rus.

Sipas Alperovichit, presidenti rus mund të pretendojë se ka “demilitarizuar Ukrainën (duke shkatërruar shumë pajisje dhe infrastrukturë ushtarako-industriale), denazifikuar (shkatërruan batalionin Azov në Mariupol), mbrojti ‘popullin e tij’ në Donbas dhe Krime duke zgjeruar territorin dhe duke krijuar një korridor tokësor”.

“Me kontrollin e plotë të mediave propagandistike vendase ruse, shitja e një fitoreje të tillë për audiencën vendase do të ishte një copë tortë për Putinin”, tha ai.

- Advertisement -

Shpallja e fitores nuk do të thotë se forcat ruse do të ndalojnë domosdoshmërisht luftimet, deklaroi ai, megjithëse mund të kalojnë në taktika defensive për të mbrojtur sukseset e tyre.

- Advertisement -

Alperovitch thotë se një arsye tjetër që ai nuk beson se do të shpallet mobilizimi i plotë është se Putini është “shumë i ngarkuar politikisht”.

Do të rrezikonte “të pësonte një humbje shkatërruese që nuk do të ishte në gjendje ta shpjegonte”, pohoi eksperti.

“Putini sigurisht që ka luajtur shumë në këtë luftë, por deri më tani ai nuk ka luajtur bixhoz për pushtetin e tij, i cili mbetet mjaft i sigurt. Thirrja për një mobilizim të plotë mund ta rrezikojë atë për pak përfitim”, shton ai.

Ndlrkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë pretendimet se Rusia do t’i shpallë luftë Ukrainës më 9 maj.

Ndryshe, Putin raportohet se i ka dorëzuar për disa ditë pushtetin një aleati pasi do të kryej një ndërhyrje kirurgjike që ka të bëjë me kancerin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit