7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pse Serbia i frikësohet Albin Kurtit e jo Hashim Thaçit

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Serbia e dëshmoi sërish që i frikësohet Albin Kurtit. E shtinën mediat serbe Aleksandër Vuçiqin të betohet që jo vetëm nuk ka pi me Kurtin, por as s’ia ka dhënë dorën asnjëherë.

Të njējtit nuk reagonin fare kur bëhej fjalë për Hashin Thaçin. Madje, edhe kur Vuçiqi kalonte mē tepër kohë me të se me familje tē vet, nuk iu pengonte aspak. E nē anën tjetër, pikērisht Thaçi e kishte udhëhequr një ushtri që i Iuftoi dhe mposhti ata.

Por, Serbia nuk iu frikësohet shqiptarëve që ia kthejnë pushkën. I është frikësuar gjithnjë shqiptarëve të mençur.

- Advertisement -

Rasti mē i friskēt është pērvjetori i djeshēm. Pra, dje u bënë 23 vjet kur Serbia e zbriti dhe e ekzskutoi Fehmi Aganin. Ai iahte një profesor paqësor që kurrë nuk e Iuftoi me armë Serbinê. Edhe në ato momente as që mendonte ta bēnte një gjē tē tillë. Përkundrazi, po e lëshonte Kosovën. Por, profesor Agani ishte truri kryesor i pushtetit paralel që kishim ndërtuar, krahu i djathtë i Rugovës. Kjo e pengonte Serbinë dhe nuk e lëshoi të gjallë.

Fat të njējtë me profesor Aganin, kishte edhe Ukshin Hoti, ideologu kryesor kosovar i viteve ’90. E nxorën nga burgu i Dubravës një natë dhe e zhdukën, për të mos u ditë asgjë për fatit e tij as sot e kësaj dite.

- Advertisement -

Ndodhi të njëjtën stinë të turbullt, në vlugun e Iuftës në Kosovë.

Pak javë më herēt ishte kidnapuar edhe Albin Kurti dhe dërguar në burgjet e Serbisë. Edhe ai u torturua në mënyrën më ç’njerëzore. Shpētoi, sepse ishte i ri dhe nuk e kishte namin që e ka sot. Po ta kishte, tash do të ishim duke ia përkujutuar dhe numëruar përvjetorēt.

Edhe plot e plot të tjerë u zhdukën. Serbinë në vazhdimësi e ka penguar intelegjenca kosovare. Fatkeqësisht, të njëjtit i pengojnë edhe një pjese të madhe të kosovarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit