4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pse Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kaq shumë trupa dhe arsenal në Alaskë? Përgjigja do t’iu befasojë

Rekomandime

Alaska është skaji më verior i Shteteve të Bashkuara dhe është një territor i madh që ka gjithashtu një prani të madhe ushtarake.

Mes instalimeve ushtarake në Alaskë, ka shumë hapësirë të natyrës të egër. Arinjtë janë kudo, dhe moti është gjithashtu i ashpër. Në dimër temperatura mund të zbresë në rreth minus 45 gradë Celsius.

- Advertisement -

Por pse Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kaq shumë trupa dhe arsenal mbrojtjeje në një mjedis kaq të ashpër? Përgjigja, sipas Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin, është gjeografia.

“Jemi një vend Indo-Paqësor dhe jemi gjithashtu një vend Arktik. Në Alaskë kryqëzohen këto dy rajone kritike”, tha ai.

Alaska kufizohet nga Oqeani Paqësor dhe Oqeani Arktik. Baza e Forcave Ajrore Eielson, në zemër të Alaskës, është rreth 160 kilometra nga rrethi Arktik. Aty, thotë Sekretari Austin, Shtetet e Bashkuara kanë forcuar mbrojtjen dhe kanë zgjeruar stërvitjet ushtarake në një përpjekje për të rritur avantazhin e tyre konkurrues ndaj kundërshtarëve të afërt, Rusisë dhe Kinës.

- Advertisement -

“Keni parë që po rrisim aftësitë tona këtu së fundmi me shtimin e avionëve F-35, dhe jemi në proces të zgjerimit të aftësive për të mbështetur atë përpjekje”, tha ai.

Kjo është veçanërisht e dobishme pasi avionët luftarakë të gjeneratës së pestë F-35 të vendosur në bazën Eielson mund të arrijnë kudo në hemisferën veriore. Me këta avionë luftarakë fluturon mbi Paqësorin verior dhe je në Azi. Dëshiron të jesh në Evropë? Është shumë e kollajshme për avionin F-35 të fluturojë përmes Arktikut.

- Advertisement -

Nëse duhet që trupat të praktikojnë aftësitë ushtarake në vend, aty ndodhet një poligon trajnimi me sipërfaqe 200,000 kilometra katrorë.

“Nëse nuk ke shërbyer këtu është e vështirë ta kuptosh plotësisht se sa i rëndësishëm është strategjikisht ky shtet”, thotë senatori i Alaskës Dan Sullivan, i cili është anëtar i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura.

Ai thotë se Pentagoni ka të drejtë të përqendrohet tek konkurrentët e nivelit të lartë, por ai është i shqetësuar se Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë duke bërë sa duhet.

“Kina ka rritur shpenzimet e saj të mbrojtjes me 10% në vit, apo jo? Ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Ne, siç e dini, gjatë mandatit të dytë të administratës Obama, ulëm shpenzimet e mbrojtjes me 25%. Trumpi i shtoi. Por ato po shkurtohen përsëri. Kështu që, jam absolutisht i shqetësuar, dhe po kështu janë edhe shumica e anëtarëve të Komisionit të Forcave të Armatosura, nuk ka rëndësi nga cila parti”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Senatori Sullivan tha se ai dëshiron të shohë që buxheti i mbrojtjes të rritet nga 3 deri në 5% në vit për të ecur me ritmin e investimeve ushtarake që bën Kina. Ai mori si shembull bazat e shpërndara në shtetin më të skajshëm kufitar të Amerikës si dëshmi të asaj se sa domethënës janë dollarët e shpenzuar për mbrojtjen, shumë larg Uashingtonit./VOA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit