1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pse u njoftua për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit pa u konfirmuar nga Gjykata? – Deklarohen zyrtarët e Speciales

Rekomandime

Dhoma e Specializuar në Hagë, ka sqaruar në një mënyrë më të detajuar, procedurën e cila është paraparë për të trajtuar çështjen e aktakzuës së fundit të dorëzuar në Gjykatën Speciale, ku përmenden emrat e dy ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyrtari për informim i këtij dikasteri, Michael Doyle, ka folur ekskluzivisht për klankosova.tv, lidhur me njoftimin e publikuar pa u konfirmuar fillimisht nga Gjykata Speciale.

- Advertisement -

”Kjo deklaratë është e ndarë nga vetë aktakuza”.

”Aktakuza, së bashku me të gjithë materialin plotësues të paraqitur nga Prokurori në prill, mbetet rreptësisht konfidenciale, pasi rregullat diktojnë”.

Megjithatë përmbajtja e njoftimit jep pretendime të shumta, ndonëse nga Dhoma e Specializuar thuhet se aktakuza mbetet konfidenciale.

- Advertisement -

E kjo rezultoi që shefi i shtetit të Kosovës të bëhet pjesë e lajmeve ndërkombëtare duke e cilësuar si të ‘akuzuar për krime lufte’.

Por nga Dhoma e Specializuar insistojnë se publikimi i këtij njoftimi për aktakuzën, është bërë në përputhje me rregullat ligjore.

- Advertisement -

”Deklarata u lëshua me konsideratë të plotë për masat mbrojtëse dhe të drejtat e parashikuara në kornizën ligjore që rregullon Dhoma e Specializuar dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar”.

Nga Dhoma e Specializuar po ashtu konfirmojnë që nëse një aktakuzë e tillë aprovohet nga Gjykata Speciale, mund të ketë edhe arrestime për të dyshuarit.

“Në nenin 41 (6) parashikohet mundësia e arrestimit kur ekziston dyshimi i bazuar se dikush ka kryer një krim nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara dhe ekziston rreziku i arratisjes, një krim tjetër i kryer ose i provave të komprometuara, ndikim i dëshmitarëve, etj”.

Amerikani Michael Doyle, nuk ka pranuar të flas se: pse u publikuan emrat e Presidentit Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli? – por jo të të tjerëve duke lë të kuptohet se vet Prokurori i çështjes ka vendosur diçka të tillë.

”Unë nuk mund të komentoj ndonjë detaj tjetër përveç asaj që jepet në deklaratën e prokurorit”, thekson ai.

Doyle thekson që kjo përmbajtje e njoftimit pati informacion të kufizuar, ndërsa qëndrojnë prapa arsyes së publikimit të cilën edhe e kishin përmendur në deklaratën e 24 qershorit.

”Deklarata e lëshuar të mërkurën përmbante informacion të kufizuar – emrat e 2 personave dhe një përmbledhje të akuzave së bashku me një shpjegim se pse u njoftua”.

Kur pritet përfundimi i procesit me konfirmimin apo hedhjen poshtë të kësaj aktakuze të dorëzuar në Gjykatën Speciale?

“Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i nënshtrohet specifikave të çështjes, gjashtë muaj, për të vendosur nëse do ta konfirmojë ose pushojë një aktakuzë”, shprehet Doyle, njofton Klan Kosova.

Publikimi i njoftimit se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për shqyrtim në Gjykatën Speciale, ndryshoi rrjedhën e zhvillimeve politike në Kosovë.

Takimi i paraparë për sot me ftesë të Emisarit Special Richard Grenell për një diskutim në Shtëpinë e Bardhë të palës kosovare dhe asasj serbe nuk ndodhi.

Kjo pasi me tu ndarë njoftimi, Presidenti Hashim Thaçi anuloi pjesëmarrjen e tij në Washington, ku pritej të përballej me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq – dhe pritej një dinamikë e re e dialogut.

Për shkak të zhvillimeve, ngjashëm veproi edhe Kryeministri i vendit Avdullah Hoti i cili anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin në Shtëpinë e Bardhë duke thënë që padrejtësisht delegacioni i Kosovës u përgjysmua.

Emisari Special Richard Grenell u shpreh se respekton vendimet e krerëve shtetërorë të Kosovës dhe do të planifikojnë një takim tjetër të tillë për të cilën datë palët do të mbeten të informuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit