10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Psikiatri kosovar që punon në Gjermani: Vetëvrasja vështirë mund të parandalohet

Rekomandime

Psikiatri kosovar në Gjermani, Liron Pepshi ka reaguar pas vdekjes tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani.Ai ka shkruar se vetëvrasjet është shumë problem që të parandalohen.

- Advertisement -

“Si Psikiater dhe Psikoterapeut, si udhëheqes i njesis psikiatrike intenzive ne Gjermani, ku vetvrasjet dhe ngjarjet para dhe pas vetvrasjes, janë pjesë e pandashme e punes, ju bëj thirrje te gjithêve, që per hirë të familjes se viktimes, ne perkujdesje te shendetit mendorë e shpirtëror të tyre, të mos politizohet vetvrasja e akuzohen persona“, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Ngushëllime familjes se Agonit

- Advertisement -

Vetvrasja sa do e dhimbëshme te jetë, shumë rrallë mund te parandalohet. Ajo ose është vendim individual (bilancues) ose i nxitur nga njëra prej dy sëmundjeve (jo çrregullimeve) psiqike: Depresioni i rëndë ose Psikozat.

Edhe psikiatert shumvjeçarë nuk arrijnë ndonjeher te identifikojnë persona me rrezikshmërie te vetvrasjes, e ndonjëher fatkeqsisht ndodhë që pacienti edhe ne repartin intensiv te psikiatris, ku është nën përkujdesje të vazhdueshme, të kryej vetvrasje. Të pritet parandalime nga të tjerët ne disa raste mund te konsiderohet edhe si mbivlersim. Arsye kryesore është që personat, qe veq kan vendosur të kryjnë vetvrasje, as nuk kërkojnë ndihmë, as nuk ndikohen nga ngjarjet rreth tij/saj.

- Advertisement -

Po të ishte karantinimi shkaktar, mund te diskutohej si shkaktar edhe publikimi i Deputetes se AAK te listes se personave me çrregullime/sëmundje psiqike, dhe ndikimi i ketyre lajmëve ne viktimen.Reagimi i familjarëve është i kuptueshëm dhe i pritshëm. Ndjenja e fajit është po aq e madhe, sa edhe ndjenja e pikëllimit dhe dhimbjes.

Pa ndihmë dashamirëse nga jashtë, nuk mundesh me pritë qetsimin shpirtërore te familjarëve, pa identifikimin dhe dënimin e fajtorëve, pavarsisht sa kohë kalon. Akuzimi medial te personave, që mund te konsiderohen fajtor, nuk e zbut dhembjen që ndjen familja, perkundrazi rrit dhimbjen, urrejtjen, pezmin, dhe ne fund edhe pikëllimin.Si Psikiater dhe Psikoterapeut, si udhëheqes i njesis psikiatrike intenzive ne Gjermani, ku vetvrasjet dhe ngjarjet para dhe pas vetvrasjes, janë pjesë e pandashme e punes, ju bëj thirrje te gjithêve, që per hirë të familjes se viktimes, ne perkujdesje te shendetit mendorë e shpirtëror të tyre, të mos politizohet vetvrasja e akuzohen persona. Ata mund dhe duhet ta kryej prokuroria dhe mjekësia ligjore, te shqyrtohet dokumentacioni, te jenë në informim të rregulltë të familjes së viktimes, nëse ka dyshime te bazuara per neglizhenc, edhe le të dënohen pergjegjesit, ata mund te jenë 1 ose 2 persona.Nëse më vërtet bashkndjenjë dhimbjen me familjaret e viktimes, ngushëllojë, qëndrojë afër, lehtësoja dhimbjen e mos i shto urrejtje.Edhe njêher ngushëllime familjes se viktimes, nëse ndokush i njeh ata privatisht mund edhe t’ju ofrojë papages ndihmë profesionale

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit