12.4 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Publikimi i videos të së birit duke gjuajtur me armë për festën e Vitit të Ri, reagon Bali Muharremaj

Rekomandime

Gjatë ditës Gazeta publikoi një video në të cilën shihet djali i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremajt, Gjelbërimi duke shtënë me armë zjarri për festën e Vitit të Ri, veprim i ndaluar ligjërisht.

Në lidhur me rastin kryetari Bali Muharremaj, ka thënë se video është përsëritur teksa nuk ka mohuar se ndodhet edhe djali i tij në ato pamje.

- Advertisement -

Muharremaj ka shtuar se nuk i vjen mirë për veprimin e djalit të tij, kurdo që ka ndodhur.

VIDEO KETU

“Unë vitin e ri e kam prit në shesh, kjo video që e pashë unë ka qenë para 3 vjete në qarkullim do të thotë veç është përsërit, mirëpo unë që tre vite, vitin e ri nuk e kam prit në shtëpi e kam prit në shesh në Suharekë, me policinë me zjarrëfikësat e emergjencën. Sidoqoftë nuk më vjen mirë. Nuk është vepër e mirë”, ka thënë Muharremaj për Insajderi.

- Advertisement -

I pyetur se a ka qenë për pushime djali i tij në Kosovë pasi siç është raportuar në media Gjelbrim Muharremaj jeton dhe vepron në Amerikë, Muharremaj ka insistuar duke thënë që ai nuk ka festuar Vitin e Ri në shtëpi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit