Artistë në kuptimin e plotë të fjalës. Adem Mikullovci përveç skenën e ekranin, e zotëronte mirë edhe vizatimin.
Mikullovci, i cili vdiq dje në moshën 82- vjeçare, ka lënë një zbrazëti të madhe te të gjithë ata që e njohën. Ndarja me këtë ikonë të artit kosovar po del të jetë shumë e vështirë.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka ndarë disa vizatime të ish-deputetit dhe aktorit të njohur kosovar, Adem Mikullovci.
Sipas Zybas, këto vizatime artisti i ka realizuar gjatë seancave në Kuvendin e Kosovës.
“Përmes disa fotografive nga vizatimet e çastit të shokut të bankës Adem Mikullovci, në Legjislaturën VI në Kuvend, kujtojmë dhe nderojmë kontributin e tij jetësor”, ka shkruar ai.