4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Publikohen dokumentet: SHBA ka mashtruar qytetarët amerikanë për luftën në Afganistan

Rekomandime

Disa dokumente të publikuara nga The ëashington Post, zbulojnë se qeveria amerikane nga 3 administratat e Shtëpisë së Bardhë kanë mashtruar publikun në lidhje me dështimet në luftën në Afganistan, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Këto dokumente zbulojnë zhgënjime të thella në lidhje me sjelljen e Amerikës gjatë luftës në Afganistan, përfshirë strategjinë e tyre për të zhvilluar një forcë efektive luftarake afgane dhe dështime të vazhdueshme për të mposhtur talebanët dhe për të luftuar korrupsionin në të gjithë qeverinë.

”Ne kishim një pikëpamje fundamentale për Afganistanin, nuk e dinim as çfarë po bënim”, tha Douglas Lute, një gjenerar i ushtrisë i cili shërbeu si cari i luftës në Shtëpinë e Bardhë, gjatë administratave të Bush dhe Obama.

Intervistat u kryen si pjesë e një projekti nga inspektori special i përgjithshëm për rindërtimin në Afganistan, gjatë viteve të fundit. SIGAR ka prodhuar shtatë raporte deri më tani nga më shumë se 400 intervista, dhe disa të tjera janë në zhvillim e sipër.
Dokumentet citojnë zyrtarët gjatë përpjekjes së tyre 18 vjeçare të luftës, që e përshkruajnë si një fushatë nga qeveria e SHBA për të shtrembëruar realitetin e zymtë të luftës.

- Advertisement -

”Çdo pikë e të dhënave u ndryshua për të paraqitur pamjen më të mirë të mundshme”, tha Bob Croëley, një kolonel i ushtrisë që shërbeu si këshilltar kundër kryengritjes për komandantët ushtarakë amerikanë në 2013-14. ”Sondazhet për shembull ishin krejt të pasigurta, por shfaqnin se gjithçka që ne bënim ishte e drejtë.”

SIGAR ka qenë i zëshëm për dështimet e luftës në raportet që dalin për më shumë se një dekadë, duke përfshirë pyetje të ndryshme rreth nga ajo çfarë ndodhi me gati 1 trilion dollarë të shpenzuar për konfliktin.Këto dokumente tregonin se populli amerikan është gënjyer vazhdimisht.

- Advertisement -

Demokratët amerikanë filluan të aprovojnë menjëherë këto gjetje të fakteve. Ata thanë se lufta në Afganistan ishte një dështim. Dhe ata kërkonin tërheqjen e trupave amerikane nga aty, dhe tani është koha e duhur për të lënë Afganistanin.

Ro Khanna nga ana e demokratëve, përmes një tëeet shkroi: ”775 mijë trupa tanë u vendosën aty, 2400 amerikanë humbën jetën, mbi 20 mijë mbetën të plagosur, e 38 mijë civilë u vranë. Triliona u shpenzuan. Unë nuk mund ta di më se kush është njeriu i keq në këtë mes.

James Dobbins, një ish diplomat i lartë amerikan që shërbeu si i dërguar special në Afganistan në administratën e Bush dhe Obama, ishte i hapur në vlerësimin e tij për luftë, gjatë intervistës.

”Ne nuk i pushtojmë vendet e varfëra për t’i pasuruar, ne nuk i pushtojmë vendet autoritare për t’i bërë ato demokratike. Ne pushtojmë vendet e dhunshme për t’i bërë ato paqësore dhe ne dështuam në Afganistan.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit