17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

10 raste të reja me Covid-19 në Prishtinë, mbyllen tre çerdhe

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti pas 10 rasteve të reja me Covid-19 në Prishtinë ka njoftuar se nga nesër do të mbyllen tre çerdhe në kryeqytet.

- Advertisement -

“Nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë”, njoftoi Ahmeti në Facebook:

Sipas tij deri te kjo situatë erdhi për shkak të “papërgjegjësisë së individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut”.

Ahmeti tha se ditën e nesërme do të njoftohen edhe masat tjera.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.

- Advertisement -

Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.

Dy mësime shume të rëndësishme

1. Mos e fshihni semundjen nga të tjerët

2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm

Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit