10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vazhdojnë aksionet e policisë: Konfiskohen 272 aparate për kriptovaluta, arrestohet një person

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave.

Në këtë aksion që është zhvilluar në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit janë konfiskuar 272 nga këto lloj paisjesh është arrestuar një person.

- Advertisement -

Sveçla njofton se aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.

Svçla ka njoftuar se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë.

“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave.

- Advertisement -

Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.

Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit