2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Publikohen rezultatet e analizave të Hazirit: Ishte në ndejën ku një këngëtar kishte coronavirus

Rekomandime

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, i cili u dyshua se mund të jetë prekur nga coronavirusi, ka publikuar rezultatin e analizave.

- Advertisement -

Ai thotë se ruzultati i testit të coronavirusit ka treguar se ai është negativ.

“Të dashur miq, pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV. Faleminderit për solidaritetin mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë. Ju lutem, jetoni normalisht, pa duarshtrëngim, por përshëndetuni me zemër. Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!”, ka shkruar Haziri.

Ai ishte prezentë në një ndejë ku kishte marrë pjesë edhe këngëtari Muhamet Sejdiu, i cili doli pozitiv me coronavirus.

- Advertisement -

Pas kësaj u dyshua se edhe kryetari i Gjilanit mund të jetë prekur nga virusi që ka bllokuar gjithë botën. Haziri ishte vetëkarantinuar për të pritur rezultatin e analizave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit