10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Skënder Hyseni: Ia dimë preferencat Kurtit në LDK, por s’mund të na i caktojë ministrat

Rekomandime

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës po e kosniderojn si të një anshëm vendimin e Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

- Advertisement -

Isa Mustafa ka thënë se s’është konsultuar fare nga Kurti për një vendim të tillë dhe ka paralajmëruar edhe prishje të koalicionit.

Mocion votëvbesimi ka paralajmëruar edhe Skënder Hyseni, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përveç tjerash, në një prononcim për RTV Dukagjinin, Hyseni ka thënë se dihen preferencat e Albin Kurtit në LDK, por kjo s’do të thotë që kreu i VV’së mund të caktojë ministrat e LDK’së.

- Advertisement -

Megjithatë më pas Hyseni ka refuzuar të flas, kur është pyetur për emra konkret, të cilët Kurti i preferon në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kurti sot ka vendosur për shkarkimin e Agim Veliut nga kreu i MPB’së, pas deklarimeve të djeshme rreth situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

- Advertisement -

Kryetari i Qeverisë ka thënë se Veliu ka përhapur panik tek qytetarët kur ka thënë se nga ora në orë po rritet numri i të infektuarve me koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit