Është publikuar letra që Donald Trump i ka lënë Presidentit të sapoemëruar Joe Biden.
Në shënimin që mban firmën e Trump shkruhet: Joe, ti e di, fitova unë.
Një nga traditat e ditës së inaugurimit për presidentët që largohen nga detyra është t’u shkruajnë pasardhësve të tyre një letër që përmban këshillat më të mira.
Kjo letër lihet zakonisht në Tavolinën e Vendimit për t’u lexuar kur Presidenti i ri hyn për herë të parë në Zyrën Ovale.
Edhe ish-Presidenti Trump i ka lënë një shënim Biden, por ndryshe nga tradita e përhershme ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë para inaugurimit të Presidentit të ri.