11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Publikohet lista: Spanja e pret Kosovën me lojtarët më të fortë që ka

Rekomandime

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, e ka zbardhur listën me 25 futbollistë për ndeshjen kualifikuese kundër Kosovës për Kupën e Botës 2022, duke i ftuar lojtarë më në formë tani për tani.

Spanja do ta presë Kosovën në Sevillë më 31 mars, në atë që do të jetë takimi i parë mes tyre, i cili tashmë ka nxitur polemika të mëdha për shkak të qëndrimit politik të vendit të Gadishullit Iberik ndaj shtetit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Por përpara se të përballet me Kosovën në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë më 31 mars, ish-kampionia e botës do të ballafaqohet me Greqinë fillimisht më 25 mars e pastaj me Gjeorgjinë më 28 mars.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Spanjës shkaktoi shumë polemika dhe zemërim në Kosovë pasi e quajti territor vendin më të ri evropian, në një njoftim në fillim të marsit.

- Advertisement -

Mediat spanjolle më pas raportuan se Spanja do ta priste Kosovën në Sevillë duke mos ia respektuar simbolet shtetërore, si himnin kombëtar dhe flamurin.

Por që prej atëherë Federata e Futbollit e Kosovës ka thënë se është siguruar nga federata spanjolle se ndeshja do të zhvillohet sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s dhe se shteti i Kosovës do të respektohet.

- Advertisement -

Ndërkohë, para takimit me Spanjën, Kosova do të përballet me Lituaninë në një ndeshje miqësore më 24 mars në Prishtinë, para se ta nisë fushatën kualifikuese kundër Suedisë në Stadiumin Fadil Vokrri më 28 mars.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit