1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Publikohet numri i punëtorëve të AKI-së, eksperti i sigurisë thotë se në të ardhmen kjo gjë nuk duhet të ndodh

Rekomandime

Agjencia Kosovare e Inteligjencës është krijuar në maj të vitit 2009 me mision për të identifikuar kërcënimet që e rrezikojnë Kosovën.

Sipas ligjit për Agjencinë Kosovarë të Inteligjencës publiku është i informuar vetëm për tri poste: Drejtorin, zëvendësdrejtorin dhe për inspektorin e përgjithshëm.

- Advertisement -

Përkundër konfidencialitetit dhe strukturës brenda saj, për çdo vit për këtë agjenci është bërë publik numri i të punësuarve.

Në Projektligjin e buxhetit të vitit 2022 thuhet se në AKI janë të punësuar 140 persona

Për pagat e tyre shteti planifikon të shpenzojë mbi 5.6 milionë euro.

- Advertisement -

Sipas ndarjeve buxhetore numri i të punësuarve në AKI ka ndryshuar ndër vite.

Në dokumentin e buxhetit të vitit 2017 AKI rezulton se kishte 90 të punësuar për pagat e të cilëve ishin shpenzuar rreth 3.5 milionë euro.

- Advertisement -

Një vit më vonë numri i punëtorëve të AKI-së që marrin paga nga shteti kishte shkuar në 105.

Nga viti 2019 140 persona nga AKI marrin paga nga shteti.

Që nga ajo kohë numri i punëtorëve në AKI nuk ka ndryshuar.

Sipas ligjit për AKI-në buxhetin për AKI-në e propozon drejtori në bazë të nevojave dhe kërkesave.

Sipas njohësve të sigurisë në planifikimet tjera buxhetore nuk duhet përsëritet ky veprim që tregon edhe numrin e punëtorëve në AKI.

Ai thotë se edhe buxheti për AKI-në duhet të jetë më konfidencial.

“Besoj se numri nuk është dashur fare të tregohet në dokumente zyrtare duke pasur parasysh se AKI vepron jashtë konturave publike. Një plasim i tillë që tregon numrin e punëtorëve me automatizëm i jep palës kundërshtare kapacitetet tona dhe mund të bëjmë planifikime mbi këtë numër”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Drizan Shala.

Në vitit 2022 janë planifikuar mbi 10 milionë euro buxhet për AKI-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit