9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Publikohet padia e plotë ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, e ngritur nga Ganimete Musliu (DOKUMENT)

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ngritur padi ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci pas përplasjes që kanë pasur në komision. Musliu tha se gjuajtja me ujë ndaj ministrit ka ardhur shkaku i akuzave të ministrit Peci ndaj saj.

Musliu tha se ministri Peci do të jap llogari në gjyq.

- Advertisement -

“Unë sapo ngrita padi ndaj ministrit Peci në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ministri Peci do të përballet me mua në Gjyq për shpifjet e tij të ulta me qëllim të dëmtimit të reputacionit tim publik si dhe dëmtimit të imazhit tim si deputete e Kuvendit të Kosovës. Fakti se unë do ta ushtroj detyrën time si deputete e përgjegjshme me qëllim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve në këtë rast të bujqve dhe fermerëve të cilët z. Peci i ka gënjyer dhe mashtruar atij i ka penguar adresimi i çështjes që une e kam ngritur dhe në mungesë të argumenteve ai degradon me akuza të ulëta ndaj meje si deputete dhe ndaj PDK-së. Sidoqoftë për shpifjet e tij siç e keni parë në komision ai do të jap llogari në gjyq dhe unë nuk do të lejoj në asnjë formë që ai t’i shpëtojë dënimit të merituar”, tha Musliu.

Gazeta Demos ka siguruar padin e plotë, të cilën e ka dorzuar sot deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit