12.4 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Pulmologu jep alarmin: Koronavirusi po i rrezikon edhe moshat e reja, më i rrezikshëm se sa gjatë verës

Rekomandime

Pulmologu Flamur Marku ka thënë se është rritur numri i pacientëve të COVID-19 të shtrirë në spitale dhe që po kanë probleme me pneumoni të mushkërive.

Ka rritje të numrit të të hospitalizuarve për shkak të problemit me pneumoni të shkaktuar nga COVID-19. Por, ka edhe rritje të hapësirave që shfrytëzohen për pacientë të infektuar dhe që kanë nevojë për trajtim. Numri i atyre që po kanë probleme pulmonale është rritur shumë së fundi”.

- Advertisement -

“Është shumë e vështirë të dallohet prej gripit sezonal, por rastet që vijnë në Klinikën e Pulmologjisë me pneumoni iu bëhet testi dhe brenda 48 orëve diagnostifikohen nëse janë infektuar ose jo. Testi është mënyra e vetme për ta dalluar një pneumoni nëse është e shkaktuar nga COVID-19 ose nga një grip i zakonshëm”.

Kemi raste më të komplikuara sesa që ishin në sezonin e verës derisa tash kemi shumë pneumoni të komplikuara dhe këtu nuk janë vetëm moshat e vjetra dhe mesatare, por edhe të reja që po preken në komplikime në mushkëri”.

Marku ka thënë se ai është infektuar dy herë sipas rezultateve që i kanë dalë dhe se nuk është i vetmi që është infektuar dy herë, por se njëjtë iu ka ndodhur edhe disa kolegëve të tij.

- Advertisement -

Pulmologu ka thënë se komplikimi kryesor i pacientëve të prekur është kur iu preken mushkëritë që shkaktojnë rrezik në frymëmarrje.

Ai ka tërhequr vëmendjen pacientëve se nuk duhet të marrin antibiotikë pa u konsultuar me një pulmolog apo infektolog.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit