-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Punësimi i familjarëve e ka lanë në fund të pusit gjithmonë këtë vend

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

E vetmja traditë qeverisëse stabile në Kosovë është nepotizmi. Pavarësisht çfarë pushteti ka qenë, punësimet e familjarëve nga pushtetarët gjithmonë kanë qenë top prioritet dhe jashtêzakonisht të përhapura.

Në komunizëm nepotizmi kishte zënë shtat. Të gjithë familjarët e njerëzve të pushtetshëm ishin të rehatuar.

Njëjtë ndodhi edhe pas çlirimit. Rehatoheshin të afërmit e qeveritarëve. Veprohej njëjtë, pavarësisht kush vinte në pushtet.

- Advertisement -

Fatkeqësisht tash po veprohet njëjtë, kur u kujtua që u tejkalua kjo situatë.

Madje, më mirë është të punësohen të afërmit vetëm pse i ke të afërm se sa të arsyetohesh që janë më të mirët. Kjo, pasi veprime të tilla janë raciste. “Vetëm farefisi im është i mençur, kanë diploma të rralla dhe janë të zotët”, kjo filozofi e përjashton 99 për qind të popullatës. Nëse nuk ka qëllime të këqija, ajo është miopi, apo paaftësi e madhe e udhëneqësve që nuk paskan qëllime të tilla, por zhvilluese.

- Advertisement -

Ata të afërm po të ishin të zotët, qysh i paraqitni ju, deri tash ishin tuj punu në kompani me renome botërore dhe s’iu kishin ardhë, edhe me i lutë e me iu ra në gjunjë. Ata, po hyjnë aty sepse vetëm ju mendoni që janë të aftë dhe ky konstatim është i rrezikshëm. Kryeministri në verzionin më të butë do të duhej t’ju shkarkonte për paaftësi në rekrutim të stafit. E ti merrni edhe familjarët që vetëm ju ua shihni intelengjencën.

Nepotizmi deri sot ka prodhuar institucione pa pikë profesionalizmi e pikë përgjegjësie. Nepotizmi është fajtori kryesor pse shëndetêsia e arsimi ynë janë në mjerim. Pushteti u jep fuqi të veprojnë sipas dëshirës së tyre. E ata, kur delegohen nga të afërmit e plotfuqishëm, veç me vepru mirë najsend nuk veprojnë.

Qe një ide: Insituti Atomi, që udhëhiqet nga një profesionist i afërt me pushtetin i kish identifiku 280 persona superintelegjentë në Kosovë. Ata që e kanë të kryer shkollën, punësoni. Nëse familjet tuaja nuk ia shohin hajrin kësaj pune, dijeni që Kosova po.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit