1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pushteti ia pamundësoi rezolutën, Doarsa Kica i ka disa fjalët për deputetët e VV-së

Rekomandime

Si propozuese e kësaj rezolute, deputetja e LDK, Doarsa Kica gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës e ka marrë fjalën duke e lexuar edhe tekstin e kësaj rezolute ku më pas, pas fjalimeve të grupeve parlamentare është hedhur në votim, por që deputetet e shumciës pamundësuan votimin e rezolutës kundër veprave penale ndaj integritetit seksual dhe ngacmimit seksuaI.

PDK dhe AAK ishin PËR, por që kjo rezolutë nuk mori votat e mjaftueshme.

- Advertisement -

E për këtë ka reaguar përmes faqes së saj në Facebook, iniciuesja e saj Doarsa Kica.

“Kjo Rezolutë nuk është e LDK-së, PDK-së, AAK-së, VV-së dhe as e grupit Multietnik, pavarësisht që u propozua nga ne.

Kjo Rezolutë është për të trajtuar në mënyrë gjithpërfshirëse një temë që është bërë një URGJENCË NACIONALE. Dhe jo, kjo nuk mund të bëhet me propozime të “klikueshme” e që duken mirë në letër dhe janë të pazbatueshme e, aq më pak, kur janë në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka shkruar ajo ndër të tjera

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

- Advertisement -

Rezoluta kundër veprave penale ndaj integritetit seksual dhe ngacmimit seksual NUK KALOI! Derisa partitë opozitare votuan PËR, LVV-ja me gjysmën e deputetëve të tyre (me përjashtim të dy deputetëve që votuan PËR dhe të cilët i falënderoj për racionalitetin) abstenoi. Gjysma e deputetëve të VV-së nuk guxoi as të ketë qëndrim për këtë çështje. Gjysma tjetër, me gjasë, doli nga salla, në pamundësi që të votojë.
Kjo Rezolutë nuk është e LDK-së, PDK-së, AAK-së, VV-së dhe as e grupit Multietnik, pavarësisht që u propozua nga ne. Kjo Rezolutë është për të trajtuar në mënyrë gjithpërfshirëse një temë që është bërë një URGJENCË NACIONALE. Dhe jo, kjo nuk mund të bëhet me propozime të “klikueshme” e që duken mirë në letër dhe janë të pazbatueshme e, aq më pak, kur janë në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
E kam shumë të rëndësishme ta sqaroj sërish që kësaj Rezolute i kanë paraprirë shumë takime me viktima të këtyre veprave penale, avokatë, policë, gjyqtarë, prokurorë, me shoqërinë civile dhe kemi organizuar edhe një tryezë për këtë temë.
Jemi përpjekur me gjithë qenien që propozimet tona të mos jenë sa për sy e faqe, por të jenë propozime të zbatueshme e të realizueshme për institucionet tona, për njerëzit tanë, për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave.
Reflektoni vetë! Unë nuk kam shpjegim!
Doarsa R. Kica

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit