5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pushtimi i Ukrainës, i dërguari i Rusisë në OKB: Nuk përjashtojmë asgjë

Rekomandime

Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi Perëndimin për injorimin e shqetësimeve të sigurisë së Rusisë dhe se po përpiqet ta tërheqë vendin e tij drejt një lufte në Ukrainë. Në të njëjtin mendim ishte edhe i dërguari i Rusisë në OKB Vassily Nebenzia.

“Tensionet rriten… Ndonjëherë papritur… Nuk mund të përjashtojmë asgjë. Jo vetëm për çështjen që diskutuam dje, por edhe për çështje të tjera. Por do të bëj më të mirën si president i Këshillit të Sigurimit për të siguruar që puna e këtij institucioni gjatë muajit Shkurt të shkojë pa probleme dhe pa tensione”.

- Advertisement -

Duke folur në konferencë, Nebenzia pohoi ngërçin e krijuar.

“ Autoritetet ukrainase thanë se presidenti Volodymyr Zelenskiy këmbëngul që të ketë një samit tjetër. Qëndrimi ynë është që para kësaj, të zbatohen vendimet e samitit të vitit 2019. Nuk ka kuptim të takohemi përsëri.”

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara gjatë konferencës të mbajtur para mediave ai bëri të ditur se një zgjidhje ushtarake është e papranueshme. Ai citoi ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se “nëse kjo çështje varet nga Rusia, nuk do të ketë luftë”.

- Advertisement -

Sipas një zyrtari të lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka kërkuar Moskës të tërheqë trupat ushtarake në mënyrë që të ulen tensionet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit