Imazhet janë shfaqur gjatë ditës së enjte teksa shihen oficerët e policisë ukrainase duke iu dhënë instruksione fëmijëve rreth eksplozivëve ndërsa shqetësimet janë rritur për një pushtim të mundshëm ushtarak rus.
Fotot janë bërë në kryeqytetin e vendit, Kiev, gjatë një mësimi të sigurisë civile të organizuar nga policia, raporton nypost.
Diku tjetër rreth Ukrainës, qindra i janë bashkuar një fushate në rrjetet sociale nën hashtagun ##UkrainiansWillResist për të folur kundër Rusisë.
Ata që marrin pjesë përfshijnë të famshëm, gazetarë, aktivistë dhe politikanë, me fushatën që po bëhet gjithnjë e më popullore çdo ditë.
“Askush nuk mund t’i detyrojë ukrainasit të pranojnë ultimatumin e Putinit. Nuk do të ketë asnjë ‘paqe’ në kushtet e Rusisë”, thuhet se ka shkruar në faqen e tij në Facebook, Andrii Levus, iniciatori i fushatës.
Tensionet janë rritur në javët e fundit, pasi SHBA dhe aleatët e saj në NATO shprehën shqetësimin se një grumbullim prej më shumë se 125 mijë trupash ruse pranë Ukrainës sinjalizoi se Moska planifikonte të pushtonte fqinjin e saj ish-sovjetik.