Gjatë luftës në Kosovë, shumë të rinj të cilët jetonin në botën perëndimore braktisën rehatinë e jetës, punën, familjet dhe uiu bashkuan luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një video të asaj kohe që ishte publikuar nga RTSH, shihen dhjetëra djem të rinj nga Gjermania duke iu përgjigjur thirrjes së atdhetut.
Njëri prej burrave që po nisej atëbotë për në vendilindje, duke I motivuar shokët thotë se po nisen për ta çuar në fund amanetin e dëshmorëve.
“Do t’i bashkëngjitkemi shokëve e vëllezërve në luftën kundër shkaut. Ta çojmë në fund amanetin e dëshmorëve, Adem Jasharit, Hamëz Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovic, Ismet Jashari-Kumanova”, dëgjohet të thotë ai në video.
Ata brohorasin vazhdimisht UÇK, UÇK.
Një moment prekës në video duket kur njëri prej të rinjëve që po i bashokohej luftës puthë gruan dhe foshnjën dhe niset për në Kosovë.