Dezertimi në masë i ushtarëve rusë ka detyruar presidentin, Vladimir Putin, të aktivizojë ekipet e ekzekutorëve për të qëlluar pa paralajmërim ndaj çdo personi që largohet nga lufta në Ukrainë.
Tirani rus priste një fitore të shpejtë dhe pa mundim kur urdhëroi nisjen e ofensivës një muaj më parë, por forcat e tij hasën në rezistencën e mirëpërgatitur të ushtrisë ukrainase.
Shërbimet sekrete të sigurisë në Ukrainë tregojnë se shumë ushtarë rusë që kanë arrestuar tregojnë se janë munduar të shpëtojnë nga këto skuadra vrasësish që i kanë ndjekur këmba-këmbës.
Sipas Daily Mail, për të ndaluar dezertimin e ushtarëve rus janë dërguar dhe forcat speciale çeçene.