3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Putin flet për rend të ri global: SHBA nuk është Zoti i botës, BE humbi sovranitetin

Rekomandime

Pavarësisht sulmit kibernetik, Vladimir Putin e mbajti fjalimin e tij në atë që konsiderohet “Davosi” i Rusisë.

Asgjë nuk do të mbetet siç ishte më parë’, tha presidenti rus para audiencës në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

- Advertisement -

Shefi i Kremlinit akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se i trajtojnë vendet e tjera si koloni pasi mendojnë se janë epiqendra e vetme e botës. Putin shtoi se tashmë epoka e rendit global me një lider ka perënduar, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ta ruajtur këtë me çdo kusht.

“Shtetet e Bashkuara, duke shpallur fitoren në Luftën e Ftohtë, u vetëshpallën profetët e Zotit në Tokë, të cilët nuk kanë detyrime, por vetëm interesa. Për më tepër, këto interesa janë janë shpallur të shenjta. Ata duket se nuk e kanë kuptuar se gjatë dekadës së fundit, qendra të reja të fuqishme politike janë formuar në planet dhe po rriten e rriten në besim”, deklaroi Putin

Kritika dhe fjalë të ashpra edhe në drejtim të Bashkimit Europian.

- Advertisement -

“Bashkimi Europian e ka humbur plotësisht sovranitetin e tij politik. Elita burokrate e tij kërcen me muzikën e të tjerëve duke pranuar gjithçka që u thuhet nga lart, duke i shkaktuar dëm qytetarëve të tyre, ekonomisë dhe biznesit.”

Presidenti Putin nënvizoi se sanksionet kundër Rusisë janë një çmenduri dhe të pamenduara mirë.

- Advertisement -

Sipas tij qëllimi I vetëm, për të shkatërruar ekonominë ruse nuk ka funksionuar.

Shefi I Kremlinit pranoi ftesën e Kombeve të Bashkuara për dialog mbi çështjen e sigurisë ushqimore, duke thënë se vendi I tij nuk pengon furnizimin e tregut global me grurin e Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit