0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Putin gati për ta pushtuar Ukrainën: Marrëveshja e Minskut nuk ekziston më

Rekomandime

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Marrëveshja e Paqes e Minskut “nuk ekziston më”, raporton Reuters.

Duke iu drejtuar gazetarëve në një konferencë të dytë shtypi në Moskë këtë pasdite, Putin tha se “vendimi më i mirë që mund ta merrte Ukraina do të ishte heqja dorë nga ambiciet e anëtarësimit në NATO”.

- Advertisement -

Ai thotë se Rusia do të sigurojë ndihmë ushtarake për rebelët në rajonet lindore të Ukrainës.

“Nëse ka një konflikt sigurisht, nëse është e nevojshme, ne do të ndjekim detyrimet që kemi marrë”, tha Putin.

“Ne po llogarisim në zgjidhjen e të gjitha këtyre dallimeve. Këto dallime do të zgjidhen midis rajoneve Kiev, Luhansk dhe Donetsk”, shtoi ai.

- Advertisement -

Në shkurtin e vitit 2015, liderët e Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës u takuan në kryeqytetin bjellorus me objektivin e rikthimit të paqes në territoret e kontrolluara prej një viti nga separatistët pro rusë, në rajonin e Donbas.

Ai takim gjeneroi një etapë tjetër, e quajtur Minsk II, ku u nënshkrua një dokument i rëndësishëm që parashikonte disa pika. Dokumenti u firmos nga Rusia, Ukraina, liderët separatistë dhe OSCE, e “bekuar” edhe nga vetë Kombet e Bashkuara me një rezolutë.

Parlamenti ia aprovon Putinit kërkesën që të ndërhyjë me ushtri në shtetet e huaja

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit