1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Putin i mbajti Guterres fjalim për Kosovën, kështu iu përgjigj Sekretari i OKB-së në fund

Rekomandime

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka përmendur Kosovën si shembull të shpalljes së pavarësisë dhe duke e përdorur si analogji me njohjen e pavarësisë së Doneckut dhe Luganksut në lindje të Ukrainës, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Mirëpo Guterres tha se Gjykata e OKB-së nuk e njeh të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.

- Advertisement -

“Por Kombet e Bashkuara nuk e njohën Kosovën”, ia ka kthyer Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së-Putinit.

Putin vazhdoi bisedën tutje duke përmendur vendimin e GJND-së për shpallje të pavarësisë.

“Jam shumë mirë i njohur, personalisht i kam lexuar dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së për Kosovën. Më kujtohet mirë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili thotë se gjatë realizimit të së drejtës për vetëvendosje, një territor i caktuar i asnjë shteti nuk është i detyruar të kërkojë leje nga autoritetet qendrore për të deklaruar sovranitetin e tij. Kështu u tha për Kosovën dhe ky është vendimi i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet nga të gjithë. Unë personalisht lexova të gjitha komentet e autoriteteve amerikane, të vendeve evropiane, të gjithë e mbështetën. Nëse është kështu, atëherë DNR dhe LNR kanë të njëjtën të drejtë të deklarojnë sovranitetin e tyre, pa iu drejtuar autoriteteve qendrore të Ukrainës, sepse është krijuar një precedent”, tha Putin.

- Advertisement -

Donecku dhe Luganski janë dy rajone në lindje të Ukrainës që vetëm pjesërisht kontrollohen nga forcat ruse dhe popullsia e tyre nuk është e dominuar nga rusët. Rusia njohu pavarësinë e tyre pak para fillimit të sulmit mbi Ukrainën me 24 shkurt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit