1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Putin jep sinjale për paqe, telefonoi Erdoganin këtë pasdite – këshilltari që e dëgjoi tregon telefonatën

Rekomandime

Turqia është pozicionuar me kujdes të lartë mes Rusisë dhe Ukrainës dhe kjo gjë duket se po shpaguhet.

Pasditen e së enjtes, presidenti rus Vladimir Putin ka telefonuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe i ka thënë se kërkesat specifike ruse janë për një marrëveshje për paqe me Ukrainën.

- Advertisement -

Gjysmë ore më pas, BBC ka intervistuar këshilltarin kryesor dhe zëdhënësin e presidentin Erdogan, Ibrahim Kalin, i cili ishte pjesë e një grupi të vogël që ka dëgjuar këtë telefonatë.

Kërkesat ruse ndahen në dy kategori. Katër kërkesat e para, sipas Kalinit, nuk janë të vështira për t’u përmbushur nga Ukraina. Një prej tyre është që Ukraina ta pranojë neutralitetin dhe të mos i bashkohet NATO-s. Presidenti ukrainas, Zelensky tashmë ka dhënë shenja se mund ta pranojë këtë gjë.

- Advertisement -

Ka edhe kërkesa të tjera në këtë kategori, që më shumë janë sa për të shpëtuar fytyrën e Rusisë.

Ukrainës do t’i duhet t’i nënshtrohet po ashtu një procesi çarmatosjeje, për të siguruar që s’paraqet kërcënim për Rusinë si dhe duhet që ta mbrojë gjuhën ruse në Ukrainë.

- Advertisement -

Është një kërkesë që lidhet me denazifikimin. Kjo është jashtëzakonisht ofenduese për Zelenskin, i cili është çifut, me disa familjarë të vrarë në Holokaust. Megjithatë pala turke beson që do të jetë lehtë e pranueshme për të. Ndoshta, do të mjaftojë që Ukraina të dënojë të gjitha format e neonazizmit dhe të premtojë që do t’i luftojë.

Kategoria e dytë e kërkesave, është ku ngritën vështirësitë dhe në telefonatën e zhvilluar, Putin ka kërkuar negocim kokë më kokë me Presidentin Zelenski, përpara se marrëveshjet për këto pika të arrihen. Tashmë, Zelenski ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me Putinin.

Gjatë bisedës me BBC, Kalin ka qenë më pak specifik për këto çështje, duke thënë se përfshijnë statusin e Donbasit, pjesë të së cilës tanimë janë shkëputur nga Ukraina. Po ashtu, Putin kërkon që të diskutohet edhe statusi i Krimesë.

Ndonëse Kalin nuk ka folur për detajet, supozimet janë se Putin do t’i kërkojë Zelenskit që të heq dorë nga territoret në Ukrainën lindore. Kjo gjë do të jetë e vështirë.

Supozimet të tjera, shkruan BBC, janë se Rusia do të kërkojë që Ukraina edhe zyrtarisht ta pranojë pavarësinë e Krimesë, që në mënyrë ilegale Rusia e ka aneksuar në vitin 2014, e cila tani praktikisht i përket Rusisë. Kjo do të jetë vështirë për Ukrainën që të gëlltitet.

Sipas Kalin, kërkesat e Putin nuk janë aq të vështira, siç janë frikësuar disa se mund të jenë. Megjithatë, kjo kohë, por edhe koha pas marrëveshjes eventuale mes dy vendeve, do të jetë e rëndë për Ukrainën. Kjo, sepse, në rast të mos-respektimit të saj, Rusia mund të ndërmarrë një aksion të ri pushtimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit